LAJMI I FUNDIT:

Shkup, nëna merr fëmijën e gabuar nga gjinekologjia

Shkup, nëna merr fëmijën e gabuar nga gjinekologjia
Foto: Ilustrim

Javorja Fokus raporton se një ngjarje e paqëllimshme ka ndodhur në repartin e gjinekologjisë në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një nënë gabimisht e ka marrë një fëmijë tjetër, duke menduar se është fëmija i saj.

E gjithë kjo çështje ka zgjatur vetëm 15 minuta, pasi që është kuptuar gabimi. Nëna ka kërkuar falje të menjëhershme. Gabimi ka ndodhur kur është kumtuar numri i fëmijës që nëna e ka dhënë gabimisht, por infermieret e kanë kuptuar këtë.


Rasti është konfirmuar nga vetë reparti i gjinekologjisë./Telegrafi/