Shkrepje plumbash në drejtim të kopshtit të lodrave në Bronx, dyshja në motoçikletë kryen sulmin për pak sekonda

Kamerat e sigurisë kanë filmuar dy të rinj në Bronx, duke shtënë mbi një grup njerëzish që qëndronin në kopshtin e lodrave të fëmijëve.
Për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar askush, kurse policia është vënë pas dyshes që ishin në një skuter elektrik, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë filmuan të rinjtë nga kënde të ndryshme. Gjithashtu është filmuar momenti kur kanë shtënë mbi një grup burrash që gjendeshin në kopshtin e lodrave të fëmijëve.
Videoja është filmuar më 12 mars, kurse policia kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e sulmuesve. Në video shihet se si njëri prej dy të rinjve shkrep disa plumba nga revolja.
Policia tashmë është vënë në kërkim të dyshuarve me maska të zeza, të veshur me xhinse e kapela në kokë për të fshehur fytyrën. /Telegrafi/

















































