LAJMI I FUNDIT:

Shkollimi në Bau Academy ofron edhe mësim praktik në kompani vendore

Shkollimi në Bau Academy ofron edhe mësim praktik në kompani vendore

Shkollat sot po vijnë duke u zhvendosur nga të mësuarit mekanik në të mësuarit që bazohet në shkathtësi.

Një edukim profesional përgatit individin për një punë, por edhe për fakultet, duke qenë se ofron një trajnim praktik dhe shkathtësi që nevojiten për nisjen e menjëhershme të një profesioni.

Mbi këtë bazë, shkolla e mesme profesionale Bau Academy synon që nxënësit t’i bëjë të gatshëm për tregun e punës në vend. Për realizimin e këtij qëllimi nxënësve u ofrohen kushtet optimale laboratorike dhe jo vetëm kjo.

Gjatë shkollimit që u ofron nxënësve të vet, Bau Academy u siguron pjesëmarrje në aktivitetin punues të kompanive në Kosovë të cilat paraqesin një shembull praktik të realizimit të mësimeve në akademi.

Me fjalë të tjera, përveç mësimeve të planifikuara teorike, aktivitetin e tyre praktik nxënësit e realizojnë duke u përfshirë në projekte që ndërlidhen drejtpërsëdrejti me profilin për të cilin ata aftësohen. Kjo, pa dyshim, do të ndihmojë në gjetjen e një vendi të punës pas diplomimit, duke pasur parasysh se shumica e kompanive kërkojnë përvojë paraprake.

Në një shkollë si kjo regjistrohesh vetëm atëherë kur e di çka do dhe si e do. Me mësimin që përvetësohet në Bau Academy, ti merr një garanci për realizimin e planeve jetësore.

Apliko tani online në http://www.bauacademy.com/apliko-tani ose eja na viziton në shkollë, çdo ditë pune për t’u njoftuar me kushtet, hapësirat dhe mundësitë e shkollimit.

artikull i sponsorizuar