Projekti ALLED2 “Harmonizimi e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës”, i cili mbështetet nga Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA) dhe Zyra Evropane në Kosovë, të shtunën më 30 shtator, ka nisur trajnimin e mësimdhënësve të 6 shkollave profesionale nga komuna të ndryshme të Kosovës, për t’i përgatitur ata që të fillojnë mësimdhënien me teknologjinë e fundit me AVR/VR (Virtual Reality apo realitet virtuel).Ky trajnim është mbajtur në bashkëpunim të ngushtë me UBT-të.
ALLED2 paraqet mjete të reja të mësimdhënies dhe krijimin e një mjedisi virtual të të mësuarit me teknologji të fundit, i cili do të zbatohet në gjashtë shkolla profesionale publike në të gjithë Kosovën.
Projekti përfshin furnizimin e shkollave me platformën online EON AVR/VR, e licencuar për tre vite të ardhshme. Kjo do të mundësojë përfshirjen e 600 nxënësve dhe profesorëve, të cilët do të eksplorojnë botën e tyre të re përmes kufjeve Meta Quest 2.
Kjo platformë inovative do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në fusha të rëndësishme si Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektori i Energjisë. Platforma EON AVR/VR ofron përvoja mësimore gjithëpërfshirëse dhe ndërvepruese. Duke simuluar skenarë të botës reale nxënësit mund të praktikojnë dhe zhvillojnë aftësi në një mjedis pa rrezik.
UBT do të vazhdojë të ofrojë trajnime për profesorët e shkollave të mesme, duke i përgatitur ata për përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.
“Sot është një ditë e jashtëzakonshme dhe unë ndihem shumë e lumtur, pasi në Kosovë dhe për herë të parë në rajon, po ndodhin zbatime të reja të teknologjisë duke promovuar kompetencat digjitale. Gjatë këtij tranzicioni drejt ekonomive të tranzicionit 4.0 në një ambient global konkurrues, vetëm ato ekonomi që përshtaten shpejt me teknologjitë e reja do të jenë në gjendje të zhvillohen dhe të konkurrojnë me sukses. Tranzicioni në shoqëritë digjitale nuk është më një ëndërr, por është duke ndodhur,” the Zonja Efka Heder, udhëheqëse e projektit ALLED2.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

OSBE reagon pas mbylljes së Qendrave serbe në veri: Dëmton çasjen në shërbime për komunitetet jo shumicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë