Tashmë kur kemi hyrë në muajt kur temperaturat janë të ulëta dhe moti ka filluar të ftohet, një ndër prioritetet kyçe të shkollave është furnizimi me lëndë djegëse për ngrohje.
Shkollat e rajonit të Mitrovicës tashmë e kanë tejkaluar këtë sfidë sepse e kanë bërë sigurimin e këtyre lëndëve djegëse, duke filluar kështu nga qyteti i Mitrovicës, shkruan Telegrafi.
Drejtoresha për Arsim në Komunën e Mitrovicës, Drita Kadriu, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se të gjitha shkollat e Mitrovicës janë furnizuar me lëndë djegëse.
“Të gjitha shkollat e Mitrovicës janë furnizuar me lëndë djegëse”, ka thënë Kadriu.
Kadriu ka thënë se nga lëndët djegëse të siguruara janë druri, peleti dhe nafta, por sipas saj, në shkollat e qytetit druri përdoret më së shumti për ngrohje.
“Shkollat e Mitrovicës më së shumti shpenzojnë dru për ngrohje”, ka bërë të ditur ajo.
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Mitrovicës ka treguar se janë investuar 182 mijë euro në këtë drejtim.
Kadriu ka shtuar se furnizimi me lëndët djegëse për shkollat e Mitrovicës është bërë gjatë muajve gusht-shtator.
“Nuk kemi pasur asnjë vështirësi, sepse procedurat kanë filluar në mars 2024, dhe furnizimi ka ndodhë gjatë muajit gusht-shtator”, ka përfunduar ajo.
Po ashtu edhe shkollat e Vushtrrisë janë furnizuar me lëndët djegëse.
Kështu ka thënë për Telegrafin drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj.
“Të gjitha shkollat e Vushtrrisë janë furnizuar me lëndë djegëse”, ka thënë Tahiraj.
Tahiraj ka thënë se shkollat në Vushtrri më së shumti shpenzojnë dru për ngrohje, derisa bën të ditur se përdoret edhe peleti, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se për sigurimin e lëndëve djegëse janë investuar 219 mijë euro. Më tej, Tahiraj ka theksuar se furnizimin me lëndë djegëse e kanë bërë me kohë.
“Nuk kemi vështirësi, sepse kemi kontratë kornizë me afat 3 vjeçar dhe furnizimet i kemi bërë me kohë”, ka përfunduar drejtori për Arsim në Komunën e Vushtrrisë, Albanez Tahiraj.
Lëndët djegëse për ngrohje i kanë siguruar edhe shkollat e qytetit të Skenderajt.
Drejtori i Drejtorisë për Arsim në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku, për Telegrafin ka thënë se lëndët djegëse janë siguruar me kohë.
“Në të gjitha shkollat e Komunës së Skenderajt me kohë janë siguruar lëndët djegëse”, ka thënë Duraku.
Ai ka thënë se shumica e shkollave në Skenderaj ngrohen me dru, derisa ka shkolla që përdorin edhe pelet e naftë, raporton Telegrafi.
Sipas tij, furnizimi me lëndë djegëse për shkolla është realizuar për tre javë. Duraku ka bërë të ditur se për këtë çështje janë investuar gjithsej 290 mijë euro.
“Vlera monetare e investimit me lëndë djegëse është: 290,000 euro”, ka përfunduar drejtori për Arsim në Komunën e Skenderajt, Kastriot Duraku. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Ironia e fatit: Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame