Si testament i përkushtimit për promovimin e lirisë dhe edukimit, Shkolla Finlandeze në Kosovë ka marrë përsëri vëmendje ndërkombëtare, me shfaqjen e saj të tretë në CNN, në kuadër të iniciativës së CNN të quajtur “Dita Ime e Lirisë” (My Freedom Day).
Prishtinë, 14 Mars – Medium prestigjioz amerikan CNN të cilin e shikojnë mbi 300 milionë njerëz në ditë mesatarisht, vazhdon të jetë zë i fuqishëm kundër skllavërisë moderne e cila prekë vendet e ndryshme të botës. CNN ka shënuar kampanjën e saj të përvitshme “My Freedom Day” me të cilën mundohet të vetëdijesoj njerëzit se çfarë është skllavëria moderne, si manifestohet ajo në vende të ndryshme të botës dhe si mund të ndalohet.
Aktivitete të tilla ndërgjegjësuese janë mbajtur në Shkollën Finlandeze me një theks të veçantë tek liritë dhe të drejtat e fëmijëve. CNN ka përzgjedhur aktivitetet e Shkollës Finlandeze si me të veçantat në Evropë dhe ka shfaqur ato në disa edicione televizive, duke bërë jehonë të jashtëzakonshme tek qindra miliona shikues në mbarë botën. Kosova në baza ditore promovohet në CNN përmes projekteve të Shkollës Finlandeze, të cilat shfaqen në rrjetin më të madh televiziv kombëtar amerikan. Nxënësit e shkollës janë dalluar për qëndrimin e tyre në përkrahje të kësaj iniciative.
Iniciativa e cila shënohet çdo herë me 14 mars, i inkurajon shkollat dhe komunitetin të përfshihen në diskutime dhe aktivitet që dënojnë çdo formë të skllavërisë moderne. Për këtë iniciativë nxënës nga shkolla të ndryshme në botë bëhen bashkë për të informuar komunitetin përreth tyre në lidhje me skllavërinë moderne dhe trafikimin e qenieve njerëzore.
Shkolla Finlandeze e Kosovës çdo herë përmes programeve të saj edukative dhe iniciativave të ndryshme ka theksuar rëndësinë e lirisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe rëndësinë e përgjegjësisë shoqërore. Edhe këtë vit nxënësit e shkollës morën vëmendjen e CNN, që tregon dedikimin e vazhdueshëm të tyre për liri.
Përmes diskutimeve deri të projektet inovative, nxënësit dhe stafi i shkollës kanë dëshmuar dedikimin e tyre të plotë për të ndryshuar botën për të mirë. Me përfshirjen e moshave të reja në iniciativa të tilla dhe informimin e duhur të tyre, shkollat si ajo finlandeze në Kosovë luajnë rol jetik në formimin e një botë më të mirë për të gjithë.
Projekti “My Freedom Day” u jep zë të mbijetuarve të skllavërisë moderne dhe kërkon nga qeveritë e të gjitha shteteve në botë që të mbajnë përgjegjësi dhe të veprojnë në ndalimin e të gjitha formave të saj.
Së fundmi, Shkolla Finlandeze ka lansuar edhe programin IMPACT i cili ua mundëson gjithë familjeve në Kosovë ti shkollojnë fëmijët e tyre në sistemin #1 të edukimit në botë, atë finlandez për kosto të përballueshme mujore, duke filluar nga 195 EUR në muaj. Për më shumë detaje, vizitoni faqen e programit IMPACT.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
E mori me veturë në motel dhe dyshohet se ushtroi dhunë fizike dhe e dhunoi – ndalohet një person në Ferizaj
Elmi Aziri: Do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe