LAJMI I FUNDIT:

Shkolla më bashkëkohore në Maqedoni do të ketë edhe pishinë

Shkolla më bashkëkohore në Maqedoni do të ketë edhe pishinë

Komuna Qendër, përveç kopshtit botanik, kabineteve të veçanta, korridorit të madh, shkollës së rë që është duke u ndërtuar në Kapishtec do t’i ndërtojë edhe pishinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pishina do të ndërtohet me materiale më bashkëkohore dhe do të ofrojë siguri shëndetësore dhe higjienike sipas standardeve evropiane, me kontrolle bakteriologjike të ujit. Pishina do të ketë dimensione prej 12 me 10 metra dhe thellësi prej 0.80 deri më 2.10 metra, me dhomë të veshjes, dushe, hapësira për ushtrime etj.

Kjo ka qenë një nga kërkesat e banorëve të vendbanimit më të madh të kësaj komune gjatë takimeve të tyre me kryetarin e komunës Qendër, Andrej Zhernovski.


Dy herë në javë do të ketë edhe orë për fëmijët me paralizë cerebrale, të cilët do të vendosen në këtë shkollë dhe nga komuna njoftojnë se ka takime me Ministrinë për punë dhe politikë sociale që të mundësohet rekreacion edhe për fëmijë të tjerë me nevoja të veçanta.
Kjo do të jetë hera e parë që në Ballkan të ketë përfshirje të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe për ta në shkollë do të ketë hyrje të veçantë dhe hapësirë për qëndrim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Kalo në kategori