Shkëndija firmos me talentin shkupjan, Anes Meliqin

Skuadra e Shkëndijës ka njoftuar se ka bërë të vetin talentin shkupjan, Anes Meliqin.
Kuqezinjtë kanë firmosur kontratë profesionale me mbrojtësin nga kryeqyteti, duke arritur marrëveshje për tre vite e gjysmë.
Me një eksperiencë të dalluar në moshat e reja kuqezi, mbrojtësi 18-vjeçar tashmë një periudhë stërvitet me ekipin e pare tetovar. Ai ka zhvilluar disa paraqitje në ndeshje kontrolluese, duke treguar aftësi të shkëlqyera dhe pasion për lojën. Meliqi luan edhe me përfaqësueset e shpresave të Maqedonisë, ku është edhe kapiten i gjeneratës U17./Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































