Shkëlqimi i Dellovës te Kosova dhe CSKA Sofja – Ofertat e refuzuara dhe vendimi për të nënshkruar me skuadrën bullgare: Një ditë dua të luaj në Serie A ose La Liga
Lumbardh Dellova është një nga mbrojtësit më të mirë të rritur në futbollin kosovar, derisa ai tani ka nisur aventurën e dytë në Evropë.
Dellova ishte larguar nga futbolli kosovar për herë të parë në vitin 2018 si 19 vjeçar për të nënshkruar me gjigantin kroat Hajduk Split, por aventura atje nuk ishte më e mira e mundshme.
Pas aventurës te Hajduku, Dellova u huazua te Prishtina ku shkëlqeu dhe u shpall kampion i Kosovës. Qendërmbrojtësi u rikthye sërish në Hajduk për gjashtë muaj, para se të vinte përfundimisht në Kosovë te Ballkani duke qenë lider i padiskutueshëm te suharekasit dhe duke arritur suksese të jashtëzakonshme me trofe e grupe të Ligës së Konferencës.
Megjithatë këtë verë Dellova vendosi të transferohet te gjiganti bullgar CSKA Sofja, ku ka filluar shkëlqimin edhe në elitën e futbollit bullgar.
Në një intervistë për Telegrafin, qendërmbrojtësi nga Krusha e Madhe thotë se në klubin e ri është pritur shumë mirë.
“Pritja që më është bërë ka qenë jashtëzakonisht e mirë. Bëhet fjalë për një skuadër të madhe me tifozë të shumtë. Atmosfera në klub është shumë e mirë dhe ambientimi për mua ka qenë i lehtë”, thotë fillimisht Dellova për Telegrafin.
CSKA Sofja së fundmi ka triumfuar 0-3 në derbin lokal ndaj Lokomotiva Sofja duke u këndellur pas një serie negative të rezultateve.
“Arsyeja e rezultateve negative mendoj se ka qenë edhe komponimi i skuadrës pasi 90 për qind nga sezoni i kaluar ka ndryshuar. Gjithashtu me ndryshimin e trajnerit gjërat janë përmirësuar edhe më shumë”, thotë Dellova.
“Ambientimi nuk ka qenë aspak i vështirë pasi bëhet fjalë për një klub profesional, ku ka edhe shumë futbollistë të huaj dhe kjo e bënë më të lehtë ambientimin”.
Por qendërmbrojtësi rahovecian nuk është i vetmi kosovar te CSKA Sofja, pasi aty tani është transferuar edhe sulmuesi anësorë Zymer Bytyqi.
Dellova tregon se ka biseduar me Bytyqin para ardhjes së tij në kryeqytetin bullgar.
“Shumë mirë që është transferuar Zymeri. Më mirë për mua, por edhe për të që të jemi dy bashkëvendës në të njëjtin klub dhe të flasim shqip pasi duhet të flasim edhe gjuhen tonë. Normalisht e kam thirrur në telefon dhe i kam treguar për klubin para se të pranonte ofertën, ndoshta ndonjë fjalë e imja ka ndikuar te ai që të vije të CSKA”, thotë Dellova duke qeshur.
Gjiganti bullgar pagoi 350 mijë euro te Ballkani për transferimin e Dellovës, edhe pse kontrata e tij ishte e vlefshme vetëm deri më 31 dhjetor.
Gjithsesi mbrojtësi dardan thotë se kishte oferta të shumta, por në fund vendosi për ta zgjedhur CSKA. Megjithatë ai nuk i ka përmendur emrat e klubeve, por vetëm shtetet.
“Oferta ka pasur të shumta, por tani nuk është korrekte t’i përmendi emrat e klubeve. Gjithsesi në Rumani kisha tre klube që kishin bërë oferta, por edhe nga Polonia, Bullgaria, Belgjika, Zvicra dhe një ofertë nga Bundesliga 2. Vendosa për CSKA pasi e shoh si trampolinë për të ardhmen”.
“Një ditë dua që nga kjo skuadër të luaj në top ligat evropiane, ku qëllimi im është që të luaj në Serie A ose La Liga”, vazhdon tutje Dellova që krejt në fund flet për objektivat e klubit.
CSKA Sofja ka fituar 31 herë titullin e kampionit në Bullgari, por ky trofe mungon te ky klub që nga sezoni i largët 2007/08.
“Sigurisht që titulli është objektivi kryesor i klubit pasi ka kohë të gjatë që mungon. Të gjithë flasin për këtë, tifozët në çdo cep të qytetit, lojtarët dhe drejtuesit. Janë bërë përforcime të mëdha dhe shpresoj që në fund t’ia dalim ta rikthejmë titullin e kampionit”, vazhdon tutje Dellova.
Reprezentuesi kosovar ditë më parë shënoi edhe golin e parë me fanellën e Kosovës në ndeshjen e tij të 10-të. Ai thotë se ka qenë ndjenja më e mirë në karrierën e tij goli me Kosovën, derisa kishte mbetur pa fjalë.
“Nuk mund ta përshkruajë dot me fjalë se çfarë gëzimi kam pasur kur shënova golin. Thjesht kam bërtitur me gjithë zemër pasi ka qenë një ndjenjë që edhe tani kur e kujtoj rrëqethem. Jam shumë i lumtur që kam arritur golin e parë me Kosovën, por edhe me fitoren e arritur”, vazhdon tutje qendërmbrojtësi dardan.
25-vjeçari thotë se kanë mundur të kenë më shumë pikë, por sipas tij është ende e mundur për ta kapur vendin e parë në grup në Ligën e Kombeve.
“Sigurisht që kemi mundur të bëjmë më mirë, por humbja ndaj Rumanisë ka qenë aksidentale. E mira është që u kundërpërgjigjem shpejtë dhe fituam ndaj Qipros”.
“Tani i kemi ndeshjet e tjera dhe duhet t’i marrim fitoret radhazi, pasi është ende e mundur që të marrim vendin e parë. Në grupin tonë Kosova është skuadra më e fortë dhe duhet të besojmë për ta marrë maksimumin e pikëve”.
“Rumania nuk është e pandalshme, e pamë edhe me Lituaninë që vetëm me fat morën fitoren. Gjithsesi uroj që t’i marrim gjitha fitore dhe të marrim pozitën e parë në grup në fund”, vazhdon tutje Dellova që pret të luaj më shumë minuta.
“Unë gjithmonë pres të luaj më shumë pasi e jap maksimumin. Gjithsesi sa më përket mua si Lumbardh unë gjithmonë do të jem i gatshëm për vendin tim sa herë që kërkohet ndihma ime. Sikur të luaj 90 minuta, sikur të kem rast të luaj vetëm një minutë unë do të jap atomin e fundit për fanellën e Kosovës”, e mbylli mbrojtësi dardan intervistën për Telegrafin.
Dellova ka zhvilluar deri më tani pesë ndeshje me CSKA Sofjen, ku është bërë lider i padiskutueshëm te gjiganti bullgar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPesë yje të Barcelonës ishin gati të bojkotonin kombëtaren e Spanjës nëse Olmo nuk regjistrohej
Barcelona dhe Juventusi arrijnë marrëveshje për transferimin e Araujos
Zyrtare: Real Madridi kompleton transferimin e parë për vitin 2025
Jose Mourinho po rikthehet në Ligën Premier?
“U pezullova katër ndeshje për një gabim shumë më të vogël”, ylli i Barcelonës ankohet për dënimin e Vinicius Jr
Ndodh për herë të parë në futbollin anglez, gjyqtari Attwell prezanton risinë mbi vendimin e VAR-it
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?