LAJMI I FUNDIT:

Shkeljet në testin për gradimin në Polici, Inspektorati Policor i Kosovës do të hetojë dhe inspektojë konkursin

Shkeljet në testin për gradimin në Polici, Inspektorati Policor i Kosovës do të hetojë dhe inspektojë konkursin

Policia e Kosovës ka hapur një konkurs për gradimin e zyrtarëve të Policisë në gradën e rreshterit dhe më 04.05.2024 është mbajtur testi me shkrim për këtë konkurs.

E lidhur me këtë konkurs Inspektorati Policor i Kosovës pranuar disa ankesa dhe informacione nga burime të ndryshme për mbarëvajtjen e procesit të këtij konkursi me pretendime për shkelje të ndryshme.

“Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces.


Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale”, thuhet në njoftim.

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve
Lexo po ashtu “Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

IPK thotë se varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore.

Ndryshe, të premten mediat raportuan për parregullsi të shumta në testin për gradim në Polici.

Në këtë konkurs u raportua se ka pasur dyshime edhe për favorizime.

Një nga kandidatët në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” ka treguar për Dukagjinin për parregullsitë që kanë ndodhur gjatë testit me shkrim.

Zyrtari policor në kushte anonimiteti ka treguar se gjatë testimit ka pasur kopjim masiv dhe se kandidatët janë lejuar të dalin nga salla “kinse për të shkruar në tualet”.

E këto lëvizje sipas tij, mund të vërtetohen nga kamerat, që mund të jenë në korridoret jashtë amfiteatrit të Universitetit të Prizrenit, “Ukshin Hoti” , ku është mbajtur testimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

Siguri
Kalo në kategori