LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet Lavdim Krasniqi, ish-drejtori i Sekretariatit të KPK-së i akuzuar për disa vepra të keqpërdorimeve

Shkarkohet Lavdim Krasniqi, ish-drejtori i Sekretariatit të KPK-së i akuzuar për disa vepra të keqpërdorimeve

Këshilli Prokurorial i Kosovës, i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka zhvilluar mbledhjen e 202-të me radhë, ku ndër të tjera është marrë edhe vendim për Drejtorin e Përgjithshëm të SKPK-së (i suspenduar), të cilin morën vendim ta shkarkojnë.

“Si pikë e rendit të ditë ishte edhe trajtimi i Raportit të Komisionit Disiplinor për rastin e Drejtorit të Përgjithshëm të SKPK-së (i suspenduar), me ç’rast Komisioni i ka propozuar Këshillit që ndaj të njëjtit të shqiptohet masa disiplinore: Ndërprerje e Marrëdhënies së Punës, gjë për të cilën anëtarët e KPK-së, kanë miratuar propozimin e Komisionit Disiplinor.

Mbledhja e cila është mbajtur online dhe në përputhje me të gjitha masat mbrojtëse kundër pandemisë Covid-19, me ç’rast janë marrë vendime lidhur me pikat e rendit të ditës.


Aktakuzë ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe tre të tjerëve, dyshohen për disa vepra të keqpërdorimeve
Lexo po ashtu Aktakuzë ndaj drejtorit të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe tre të tjerëve, dyshohen për disa vepra të keqpërdorimeve

“Gjatë këtij takimi është diskutuar dhe aprovuar Raporti gjashtëmujor i mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike për periudhën janar-qershor 2021. Gjithashtu, po në këtë takim, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë shqyrtuar dhe aprovuar kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit për shpalljen e brendshme për avancim të dy pozitave në Departamentin për Krime të Rënda”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës për medie, “anëtari i KPK-së, Agron Beka, para anëtarëve të Këshillit ka prezantuar Raportin e Komisionit përzgjedhës për pozitën e Drejtorit të Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë, me ç’rast ka njoftuar anëtarët e Këshillit se ky Komision ka vendosur në mënyrë unanime që të anulohet procesi për zgjedhjen e Drejtorit të NJSHPP-së deri në nxjerrjen e një rregulloreje të re”.

“Anëtarët e KPK-së kanë trajtuar dhe aprovuar Kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e Prokurorit, Zejnullah Gashi, për Udhëheqës të Departamentit të Krimeve të Rënda të kësaj Prokurorie”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori