LAJMI I FUNDIT:

Shkarkohet drejtori i Bibliotekës Universitare Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit”, Frymëzim Dauti

Shkarkohet drejtori i Bibliotekës Universitare Kombëtare “Shën Klimenti i Ohrit”, Frymëzim Dauti

Ministria e Kulturës njoftoi se drejtori Frymëzim Dauti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Entit Kombëtar, Biblioteka Universitare Kombëtare „Shën Kliment i Ohrit” – Shkup.

Sipas Ministrisë së Kulturës, shkarkimi vjen për shkak të punës e cila nuk është në pajtueshmëri me ligjin dhe statusin, edhe në raste të tjera të parashikuara me ligj, në bazë të nenit 33, alineja 2 të Ligjit për kulturë.

“Pas mbikëqyrjeve disamujorshe të realizuara nga ana e Ministrisë së Kulturës në vitin 2021 janë konstatuar një sërë parregullësish serioze në punën e drejtorit në aspektin e Ligjit për kulturë dhe Ligjit për bibliotekat. Në bazë të gjendjes faktike të konstatuar gjatë mbikëqyrjeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë plotësuar kushtet ligjore për shkarkimin nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Universitare Kombëtare para skadimit të mandatit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.


Ata shtojnë se deri në zgjedhjen e drejtorit të ri për shkak të mospengimit të punës së këtij enti, është emëruar drejtor udhëheqës detyre nga radhët e të punësuarve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori