Teksti: Robert Plant (këngë e vitit 1971 e grupit Led Zeppelin, nga albumi i ashtuquajtur “Led Zeppelin IV”)
Përktheu: Besnik Hamiti
Është një zonjë që është e sigurt se gjithçka që shkëlqen është ar
Dhe ajo blen shkallët për në parajsë
Kur të mbërrijë atje ajo e di se po qenë të mbyllura të gjitha dyqanet
Me një fjalë mund të marrë atë për çka ka ardhur
Oh, dhe ajo blen shkallët për në parajsë
Është një shenjë në mur, por ajo do të sigurohet
Se siç e dini fjalët nganjëherë kanë dy kuptime
Në një dru pranë përroit, këndon një zog këngëtar
Nganjëherë të gjitha mendimet tona janë të paqarta
Oh, më bën të mendohem
Oh, më bën të mendohem
Një ndjenjë më pushton kur shikoj kah perëndimi
Dhe shpirti im loton për t’u larguar
Në mendjen time kam parë unaza tymi nëpër drunj
Dhe zërat e atyre që rrinë duke shikuar
Oh, më bën të mendohem
Oh, kjo vërtet më bën të mendohem
Pëshpëritet që së shpejti nëse të gjithë kapim melodinë
Fyelltari do të na prijë drejt arsyes
Ditë e re do të agojë për ata që qëndrojnë gjatë
E pyjet do të jehojnë nga të qeshurat
Nëse ka rrëmujë në gardhin tënd, mos u merakos
Është vetëm pastrimi pranveror për Shëngjergj
Po, ka dy shtigje që mund të ndjekësh, por në afat të gjatë
Ka ende kohë të ndërrosh rrugën në të cilën je
Dhe më bën të mendohem
Koka jote po gumëzhin dhe kjo s’do të ndalet, nëse nuk e di
Fyelltari po të fton që t’i bashkohesh
Zonjë e dashur, e dëgjon erën që po fryn dhe a e ke ditur
Që shkallët tua mbahen nga era pëshpëritëse
Dhe derisa ecim tatëpjetë rrugës
Hijet tona më të gjata se shpirti
Kalon një zonjë që të gjithë e njohim
Që lëshon dritë të bardhë dhe don të tregojë
Se si çdo gjë ende shndërrohet në ar
Dhe nëse dëgjon me shumë kujdes
Më në fund do ta kapësh melodinë
Kur të gjithë janë një e një është të gjithë
Të qëndrosh shkëmb e të mos rrokullisesh
Dhe ajo blen shkallët për në parajsë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit