LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i shiut shtyhet vrapimi në mbështetje të fëmijëve me autizëm

Shkaku i shiut shtyhet vrapimi në mbështetje të fëmijëve me autizëm

Për shkak të reshjeve të shiut është shtyrë për një ditë të pacaktuar mini-maratona “Vrapo edhe Ti” në mbështetje të fëmijëve me autizëm.

Sot ishte paraparë të mbahet edicioni i pestë i mini-maratonës 5 kilometërshe në qendër të qytetit.

Lajmin e ka bërë të ditur organizatorja, Afërdita Paqarada, nëpërmjet një Instastory.


“Për shkak motit me shi, MiniMaratona 5km shtyhet. Ditëve në vijim ju njoftojmë për datën e caktuar”,, ka shkruar ajo.