LAJMI I FUNDIT:

Shkaku i lirimit të Haradinajt, Serbia ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Francë

Shkaku i lirimit të Haradinajt, Serbia ndalon vizitat e zyrtarëve serbë në Francë

Qeveria e Serbisë nuk po mund të pajtohet me faktin se gjykata e Colmar e ka liruar liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, prandaj si kundërpërgjigje ka vendosur të pezullojë vizitat e zyrtarëve shtetëror serb në Francë.

Qeveria serbe i ka urdhëruar të gjithë zyrtarët qeveritarë, punonjësve në ministri, si dhe drejtorëve të kompanive publike që të anulojnë vizitat e planifikuara në Francë për tre muajt e ardhshëm.

Sipas agjencisë serbe “Beta”, në tre muajt e ardhshëm Serbia nuk do të ketë asnjë vizitë dhe asnjë aktivitet në këtë vend, transmeton Telegrafi.


Ky vendim është marrë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Francë që refuzoj kërkesën e Serbisë për ekstradimin e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj.

Sipas agjencisë serbe të lajmeve, “zyrtarët serbë do t’i minimizojnë kontaktet me kolegët e tyre francezë, kurse ambasadorit të Francës në Beograd i është dorëzuar notë proteste, në të cilën është shprehur qëndrimi i Serbisë se vendimi për lirimin e Haradinajt është i motivuar politikisht”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori