LAJMI I FUNDIT:

Shitjet e veturave elektrike janë rritur në mënyrë dramatike në Gjermani

Shitjet e veturave elektrike janë rritur në mënyrë dramatike në Gjermani

Shitja e automjeteve elektrike në Gjermani muajin e kaluar u rrit ndjeshëm.

Gjithsej 34,498 vetura të reja elektrike u regjistruan në janar, që përfaqëson një rritje prej 53.5 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe një rekord historik për muajin janar.

Autoriteti Federal i Transportit Motorik (KBA) njofton se pjesa e makinave elektrike në treg arriti në 16.6 për qind.


A po ndryshon interesi i publikut gjerman apo kemi të bëjmë me diçka tjetër?

Megjithatë, rritja e shitjeve të makinave elektrike ishte e pritshme, dhe arsyeja kryesore është shtyrja e regjistrimeve dhe dorëzimeve të reja në dhjetor. Ky është një veprim taktik, pasi i vendos prodhuesit e makinave në një pozicion më të favorshëm për vitin 2025.

Bashkimi Evropian ka vendosur rregulla shumë më të rrepta për emetimet e CO2 nga veturat me naftë, benzinë dhe hibride, prandaj prodhuesve u ka leverdi të shtyjnë dorëzimet e automjeteve të reja për vitin 2025. Përveç kësaj, prodhuesit do të përpiqen të tërheqin blerësit me çmime më të ulëta për makinat elektrike.

Ndërkohë, Tesla ka pësuar një rënie të madhe në tregun gjerman. Shitjet e saj ranë me 60 për qind, duke arritur vetëm 1277 njësi.

Mendohet se ky dështim lidhet edhe me qëndrimet politike të bashkëpronarëve dhe drejtorit ekzekutiv të Teslës, Elon Musk, i cili ka shprehur publikisht mbështetje për partinë e djathtë gjermane AfD. /Telegrafi/