LAJMI I FUNDIT:

Shitet letra e nënshtruar nga Einsteini

Shitet letra e nënshtruar nga Einsteini
Në foto: Albert Einstein

Një letër e shkruar nga Albert Ajnshtajn që përmban ekuacionin e tij më të famshëm E=mc2, është shitur në një ankand në ShBA për më shumë se 1.2 milion dollarë – tre herë më shumë sesa pritej. Ekspertët thonë se janë vetëm tre shembuj të tjerë të njohur të ekuacionit në shkrimet e fizikanit.

Ekuacioni u botua për herë të parë në një punim shkencor nga Einsteini në vitin 1905. Ai shpjegon raportin e energjisë dhe masës kur një trup lëviz me shpejtësinë e dritës. Ekuacioni – energjia është e barabartë me masën e shpejtësisë së dritës në katror – është koncept themelor në fizikën moderne.

Letra në gjuhën gjermane mban datën 26 tetor 1946 dhe i drejtohet fizikantit polako-amerikan Ludwik Silberstein, i cili sfidoi disa nga teoritë e Einsteinit. Ajo u bë pjesë e arkivave personale të Silbersteinit, të cilat u shitën nga pasardhësit e tij.


Blerësi është një koleksionist anonim i dokumenteve. /21Media/