Victor Wembanyama, basketbollisti francez i San Antonio Spurs, u filmua duke luajtur futboll me vendasit në Kosta Rika.

Spurs i Wembanyama nuk po luan në play-off të NBA-së, kështu që ai shfrytëzoi rastin për të vizituar vendin e Amerikës së Jugut. Është e lehtë ta dallosh atë në video, me 221 centimetrat e tij.


Wembanyama pati një sezon të jashtëzakonshëm në 2024/25 në NBA, pavarësisht se e mbylli herët sezonin për shkak të lëndimit.

Në 46 ndeshje të sezonit të rregullt, Wembanyama shënoi mesatarisht 24.3 pikë, 11.0 kërcime, 3.7 asistime dhe 3.8 bllokime për lojë, ndërsa gjuajti 47.6% nga fusha.

Në shkurt 2025, ai u përzgjodh për herë të parë në All-Star Game, duke u bërë lojtari më i ri në historinë e Spurs që merr pjesë në këtë ngjarje prestigjioze.

Fatkeqësisht, pas fundjavës All-Star, ai u diagnostikua me trombozë të venave të thella në shpatullën e djathtë, duke rezultuar në mungesën e tij për pjesën tjetër të sezonit. /Telegrafi/

telegrafi sport app