Është publikuar episodi i dytë i serialit komik, “Kafeneja Jonë”, që po transmetohet ekskluzivisht në platformën Gjirafa.com.

Adem Mikullovci, Fatmir Spahiu, Teuta Krasniqi, Irena Cahani, Donat Qosja, Fatos Kryeziu, Astrit Kabashi dhe pjesa tjetër e aktorëve ikonë të këtij seriali sërish shfaqen para fansave të tyre.


Publiku mezi e ka pritur rishfaqjen e kësaj komedie televizive, ndërkohë që edhe vet aktorët janë shprehur entuziastë për episodet e reja.

Duke klikuar këtu mund ta shikoni episodin e dytë të “Kafeneja Jonë” në Gjirafa.com. /Telegrafi/