LAJMI I FUNDIT:

Shijojeni pijen tuaj të preferuar: Si të bëni shkumë qumështi pa aparat kafeje?

Shijojeni pijen tuaj të preferuar: Si të bëni shkumë qumështi pa aparat kafeje?

Shtoni shkumë qumështi të bërë në shtëpi në një filxhan kafe

Ju nevojiten qumësht, një kavanoz i vogël me kapak dhe një furrë me mikrovalë, transmeton Telegrafi.


Hidhni aq qumësht në kavanoz sa zakonisht pini me kafe. Mos e lini qumështin të kalojë gjysmën e kavanozit, në mënyrë që të lini hapësirë të mjaftueshme për shkumë.

Pastaj mbyllni kapakun dhe tundni kavanozin e qumështit me të gjitha forcat.

Tundni për rreth 30 sekonda.

Pastaj hiqni kapakun dhe ngrohni kavanozin me qumësht në mikrovalë edhe për 30 sekonda të tjerë.

Shkuma do të rritet, por nxehtësia e furrës me mikrovalë do ta stabilizojë atë.

Derdhni qumështin në një filxhan mbi kafe, duke mbajtur shkumën me një lugë, të cilën më vonë do ta vendosni mbi pije të nxehtë.

Tani mund ta shijoni pijen tuaj të preferuar me shkumë. /Telegrafi/