Shi e shtrëngata në Shqipëri

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të premten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.


SHMU njofton se moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezentë që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, në zonën jugore reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës shtrëngata shiu.
Gjatë ditës reshjet e shiut mbeten prezentë të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim reshje shiu hera-herës me intensitet deri të lartë.
Në majat e maleve në verilindje- lindje dhe në Alpe reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/s
Deti - Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 4-6 ballë. /Telegrafi/

















































