LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Prokuroria duhet t’i ndjek penalisht ato që kanë dorëzuar procesverbalet, e jo ato që i kanë publikuar

SHGM: Prokuroria duhet t’i ndjek penalisht ato që kanë dorëzuar procesverbalet, e jo ato që i kanë publikuar

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë nëpërmjet një njoftimi thotë se “mënyra dhe lehtësia me të cilët Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar ngriti aktakuzë për zbulimin e sekretit zyrtar kundër Aleksandar Mitovski nga portali “Infomax.mk” ngre dyshime për mungesën e transparencës dhe selektivitetit gjatë procedurës”.

“Prokuroria akuzoi Mitovskin për zbulimin e sekretit zyrtar nga neni 360 paragrafi 1 nga Kodi Penal sepse më 23 gusht, të vitit 2019 në portalin “Infomax.mk” është publikuar faqja e parë e procesverbalit për lëndën aktuale “Haraçi””, thuhet në njoftimi e SHGM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, Prokuroria nuk duhet të ndjek penalisht ato që i kanë publikuar dokumentet, por personin që ka pasur qasje në sekretet zyrtare dhe të njëjtit ia ka dhënë mediumit.

“Për më tepër, lënda me të cilën ka të bëjë dokumenti i publikuar është e lidhur me persona të lartë, që duhet të rrisë edhe më shumë presionin ndaj Prokurorisë për të përdorur të gjitha burimet dhe fuqinë ligjore për të zbuluar se si ka ndodhur rrjedhja. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë garanci se fshehtësia e hetimeve do të ruhet në të ardhmen”, thuhet në kumtesën e SHGM-së.

Ata thonë se nëse Prokuroria insiston të vazhdojë me aktakuzën, në atë rast do të kërkohet nga Gjykata Penale në Shkup të refuzojë aktakuzën me qëllim që të ndalojë procesin.

“Persekutime të tilla gjyqësore mund vetëm të krijojnë efekt negativ mbi lirinë e fjalës dhe të inkurajojnë vetë-censurimin, posaçërisht për lëndë në të cilët janë të akuzuar persona publik për shpërdorimin e detyrës dhe për korrupsion”, thonë nga SHGM.

Ata i përkujtojnë mediat se aplikimi i standardeve më të larta profesionale dhe etike janë garanci që ne, gazetarët, mbrojmë interesin e publikut. Gazetarët duhet të kujdesen që kur kanë të bëjnë me dokumente të rrjedhura që kanë potencial për të dëmtuar qytetarët dhe institucionet, ata do të zbatojnë metoda bashkëkohore, siç janë: kontrollimi i fakteve, këshillat juridike, krijimin e komisioneve etike për të përcaktuar nëse informatat e zbuluara janë relevante për interesin publik, etj.

“Këshilli për Etikë në Mediat (KEMM) vetëm gjatë vitit të kaluar, kundër portalit “Infomax.mk” ka sjellë 3 vendime për shkeljen e standardeve profesionale dhe etike. Në atë drejtim, sugjerojmë që gazetarët dhe mediat të respektojnë Kodin e gazetarëve gjatë punës së tyre në mënyrë që të rritet dhe justifikohet besimi i qytetarëve”, thuhet fund të njoftimit të SHGM-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori