LAJMI I FUNDIT:

SHGM kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani, ofendoi gazetaren

SHGM kërkon dorëheqjen e drejtorit Kushtrim Ramadani, ofendoi gazetaren

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka reaguar ashpër ndaj ofendimeve të Drejtorit të Ngrohtores “Shkup Veri”, Kushtrim Ramadani drejtuar gazetares se portalit “mkd.mk”, Katerina Dodevska. Në një bisedë telefonike me gazetaren, Ramadani i është drejtuar asaj me fjalë të vrazhda, ofendime dhe gjuhë të papërshtatshme. Për këtë arsye, nga SHGM kërkojnë dorëheqje të menjëhershme të drejtorit Ramadani.

Reklama

“SHGM paralajmëron se ky qëndrim ndaj gazetarëve dhe punonjësve të medias nga persona përgjegjës është i papranueshëm dhe i pavend. Një përballje personale me gazetarë apo punonjës të medias nuk mund të justifikohet në asnjë rast dhe për këtë arsye kjo marrëdhënie mund të çojë në autocensurë. Një marrëdhënie e tillë paraqet gjithashtu një presion mbi lirinë e informimit të publikut dhe një kërcënim për interesin publik. Gjithashtu, drejtori Ramadani, sipas bisedës së publikuar në mkd.mk, e kërcënon gazetaren Dodevska me padi pa ndonjë shkak të arsyeshëm, që më tej flet për kapacitetin e ulët të komunikimit profesional”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

SHGM do t’i ofrojë ndihmë juridike falas gazetares Dodevska dhe përfaqësim gjyqësor gjatë gjithë kësaj procedure.


Në trend Lajme

Më shumë
Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Escobar: Kemi vështirësi në raportet me Kurtin, presim që deri nesër të ketë marrëveshje për qetësim të situatës në veri

Lajme
Goran Rakiq me të njëjtën veturë, në Prishtinë me targa RKS - në Zveçan pa targa fare

Goran Rakiq me të njëjtën veturë, në Prishtinë me targa RKS - në Zveçan pa targa fare

Lajme
Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte qenë në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës

Dëshmitari thotë se serbi i akuzuar ishte qenë në krye të paramilitarëve që kishin kryer krime lufte dhe se ia vrau djalin e axhës

Drejtësi
KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

KFOR-i amerikan dhe serbët “shtensionojnë” situatën në Leposaviq, i masin forcat në tërheqjen e litarit

Lajme
Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari: Atë natë, para ngjarjes pashë katër të shtëna me armë - i dëgjova edhe dy ose tri tjera

Vrasja e policit në Zllatar, dëshmitari: Atë natë, para ngjarjes pashë katër të shtëna me armë - i dëgjova edhe dy ose tri tjera

Drejtësi
Escobar e Lajçak i kërkojnë Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për qetësimin e situatës në veri

Escobar e Lajçak i kërkojnë Osmanit gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë për qetësimin e situatës në veri

Politikë
Kalo në kategori