LAJMI I FUNDIT:

Shfaqet për herë të parë, Porsche Panamera Sport Turismo (Foto)

Shfaqet për herë të parë, Porsche Panamera Sport Turismo (Foto)

Deri në fund të vitit, pritet t’i largohen edhe shtresat e kamuflazhit

Këtë vit shënohet dhjetëvjetori i lansimit të modelit Panamera, derisa pritej që porsche të prodhojë një sedan të ri për të festuar shitjet e suksesshme të këtij modeli në 235 mijë njësi, që nga vitit 2009, transmeton Telegrafi.


Ishte bërë e ditur se ky model do të arrijë në versionin Sport Turismo, ndërsa tani është shfaqur për herë të parë edhe nga afër.

Makina që është në faza të testimit, u pa e parkuar derisa shoferi që e ngiste nuk ishte aty dhe besohej se ndodhej në pauzë ditore.

Ndryshimet në pjesën e jashtme janë shumë të vogla, në krahasim me modelin aktual, derisa një shtresë kamuflazhi mbulon pjesën e përparme. Pjesa e pasme pritet të ketë më shumë ndryshime, përfshirë ngushtimin e dritave dhe disa përfundimeve.

Deri në fund të vitit, pritet të prezantohet zyrtarisht Porsche Panamera Sport Turismo, në versionin S dhe 4S. Sikur Audi S6 dhe S7, do ta ketë motorin me 2.9 litra, që prodhon deri në 524 kuaj fuqi. /Telegrafi/