Boksierja jonë e mirënjohur Fabiana Bytyqi është shëruar plotësisht nga virusi Covid 19 i njohur si Corona.

Fabiana u diagnostifikua me 12 mars me Covid 19. Ajo që nga fillimi ishte në gjendje të mirë shëndetësore, por që iu desht të nënshtrohet rregullave për kurim.


Boxerka Fabiana Bytyqi

Ajo nuk u deshtë të shtrihet në spital, por që trajtimin e vazhdoi në shtëpi dhe dje në kontrollet rezultuan negative ku Fabiana Bytyqi doli e shëndosh plotësisht, shkruan Kosovaboxing.

Sipas rekomandimeve të doktorëve Fabiana duhet edhe disa javë pushim dy deri katër dhe më pastaj do t’ju kthehet stërvitjeve të rregullta.

adad4e9a3f923566893b235b64fb88f9

Fabiana (15-0-1, 5 KO) ishte paraparë të mbroj titullin e kampiones së botës WBC në kategorinë Atom me 25 prill kundër meksikanës, Maria Soledad Vargas (14-3-1, 1 KO) por kjo u anulua shumë më herët sikur se të gjitha ngjarjet në gjithë botën.

telegrafi sport app