LAJMI I FUNDIT:

Shërohet pacienti me coronavirus në Kroaci

Shërohet pacienti me coronavirus në Kroaci

Kroacia njoftoi të enjten për shërimin e një pacienti nga coronavirusi.

“Një i ri që është diagnostikuar me coronavirus më 26 shkurt, është lëshuar nga Klinika e Sëmundjeve Infektive ‘Dr Fran Mihajleviq’, në Zagreb”, tha në një konferencë për gazetarë ministri kroat i Shëndetësisë, Veli Berosh.

I riu doli negativ në dy teste të njëpasnjëshme për coronavirus dhe tani është në kujdes shtëpiak, tha ai.


Autoritetet po ashtu njoftuan se në Kroaci janë shfaqur edhe pesë raste të reja me coronavirus dhe se të gjitha ato kanë lidhje me të sëmurët e mëparshëm.

Rrjedhimisht, numri total i të sëmurëve në Kroaci është 24.

Coronavirusi, i cili shkakton sëmundjen e identifikuar si COVID-19, besohet se e ka origjinën në Kinë.

Pas shfaqjes së rasteve të para atje në muajin dhjetor, edhe dhjetëra vende të botës kanë raportuar të tilla.

Në mesin e vendeve të goditura më së keqi në Evropë është Italia.

Nga vendet e Ballkanit, aktualisht vetëm Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë raste të regjistruara me coronavirus.

Sipas shifrave të fundit, mbi 4,600 njerëz kanë humbur jetën nga coronavirusi.

Në të gjithë botën, numri i të infektuarve ka arritur në mbi 126,000.

Numri i të shëruarve, ndërkaq, është mbi 68,300. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Amerika
Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi

Evropa
Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Çfarë do të thotë për Ukrainën pezullimi i ndihmës ushtarake nga SHBA-ja?

Amerika
Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Reuters: SHBA dhe Ukraina do të nënshkruajnë marrëveshjen për mineralet

Amerika
Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Si ndikon në industrinë e mbrojtjes amerikane, pezullimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën?

Amerika
Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Truedau i kundërpërgjigjet Trumpit - Kanada i vendos tarifa prej 25 për qind produkteve amerikane

Amerika
Kalo në kategori