LAJMI I FUNDIT:

Sherifi i Floridas lavdëron pronarin e shtëpisë që shtiu mbi sulmuesin: Vetëm babadimri mund të futet pa u dënuar në shtëpinë tuaj

Sherifi i Floridas lavdëron pronarin e shtëpisë që shtiu mbi sulmuesin: Vetëm babadimri mund të futet pa u dënuar në shtëpinë tuaj

Sherifi i Floridas, ka lavdëruar pronarin e shtëpisë që të premten mbrojti pragun e shtëpisë, dhe shtiu me armë në drejtim të personit që tentoi të futet dhe ta sulmojë.

“Pronari i shtëpisë bëri atë që pikërisht duhet të bëjë”, tha sherifi i Polk, Grady Judd, për WFLA TV, pasi që një burrë në Layland të Florida filloi të shtie me armë me të parë se dikush po futej në shtëpinë e tij, transmeton Telegrafi.


“Ka pasur revole, ka ditur si ta përdor, ka qenë e mbushur dhe ka mundur të qëlloj mbi të. I dha dhuratën më të hershme për Krishtlindje. Vetëm babadimri mund të futet në shtëpinë tuaj – e babadimri është i ftuar”, tha Judd.

Sipas policisë, pronari i shtëpisë tha se sulmuesi kishte hedhur saksinë e lules në derën e xhamit, duke tentuar të futet brenda. Aty intervenoi pronari i shtëpisë duke shtënë tri herë me revole.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia gjeti 42-vjeçarin Steven Stilvell që ishte qëlluar dhe qëndronte i shtrirë në dhomën e pritjes. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por që gjendja e tij shëndetësore vazhdonte të ishte stabile.

“Jam krenar me pronarin e shtëpisë që u mbrojt. Quhet ‘kurthi doktrinë’. Ai ka të drejtë ta mbrojë veten dhe shtëpinë nga persona të panjohur që futen pa leje dhe kanë qëllime të këqija”, shtoi sherifi.

Emri i pronarit të shtëpisë nuk është zbuluar pasi që zyra e sherifit e konsideron viktimë. Madje kjo zyrë thotë se incidenti po hetohet, dhe se është ngritur padi kundër Stivellit që edhe më herët ishte dënuar për vepra tjera penale. /Telegrafi/