Sheqerinska zgjidhet nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian
Ish Ministrja dhe funksionarja nga radhet e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska është zgjedhur nenkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian (PES) në kongresin e Berlinit.
Ajo ne rrjetin e saj social facebook shkruan:
''Kam nderin e madh t'ju informoj se në Kongresin e Berlinit jam zgjedhur nënkryetare e Partisë së Socialistëve Evropian (PES).
Nderi është aq i madh që kjo është hera e parë që PES zgjedh në atë pozitë një person që vjen nga një vend që nuk është anëtar i Bashkimit Evropian.
Faleminderit Presidentit të ri Stephen Lewen që bëri propozimin dhe të gjithë kolegëve të mi që e mbështetën'' - ka shkruar Sheqerinska.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























