Sheqeri është vrasësi i vërtetë dhe stërvitjet nuk mjaftojnë për ta luftuar atë
Një artikull i publikuar në revistën ‘British Journal of Sports Medicine’ nga tre ekspertë shëndetësorë qartazi e ka treguar faktin se ushtrimet fizike nuk janë faktori kryesor për çka duhet të brengoseni kur përpiqeni të humbni peshë
Shkenca prapë ka dëshmuar se ajo çfarë hamë ka më shumë ndikim në peshën dhe shëndetin tonë të përgjithshëm sesa ajo se sa shpesh bëjmë ushtrime fizike.
E vërteta është se mund të stërviteni secilën ditë të javës, por prapëseprapë nuk do të humbni peshë për shkak të ushqimit që e hani.
Edhe nëse nuk keni peshë të tepërt, kjo nuk do të thotë se jeni të shëndetshëm nëse nuk ushqeheni mirë, transmeton Telegrafi.
Pra, përderisa ushtrimet fizike normalisht se ju ndihmojnë në rrugëtimin drejt humbjes së peshës, ato vetvetiu nuk bëjnë asgjë që ju të humbni peshë.
Megjithatë, vlen të ceket se ju zvogëlohet rreziku për të pasur sëmundje të zemrës, diabet ose forma të caktuara të kancerit.
Përgjatë tri dekadave të fundit, ushtrimet nuk kanë ndryshuar, por vazhdimisht po rritet numri i njerëzve mbipeshë. Kjo në mënyrë të drejtpërdrejt ndërlidhet nga numri i madh i ushqimeve të cilat janë të përpunuara dhe të mbushura me sheqer, por gjithashtu edhe nga pijet e ëmbla dhe ato të gazuara që i konsumojmë.
Sipas ekspertëve, pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit dhe mungesa e ushtrimeve fizike tani shkaktojnë më pak sëmundje sesa shprehitë e pashëndetshme të të ushqyerit.
Problem tjetër serioz është se edhe personat që kanë peshë normale dhe stërviten janë të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme dhe vdekja e parakohshme nëse ushqehen keq. Ata do të kenë probleme metabolike, andaj edhe do të zhvillojnë probleme me sëmundje, mëlçi, hipertension, etj.
Ekspertët thonë se njerëzit duhet ta kuptojnë që kaloritë të cilat gjenden në sheqer sigurojnë që të rritet dhjami jonë në trup dhe të ndihemi të uritur më shpesh. Sasia e sheqerit që gjendet në pije të ëmbla mund t’jua rritë rrezikun e diabetit deri në 11%, pavarësisht asaj se sa shumë ushtrime fizike bëni.
Siç thonë ekspertët, pjesa më e rëndësishme e një rutine të humbjes së peshës duhet të jetë kufizimi i kalorive, në veçanti i karbohidrateve.
Njerëzit duhet të vetëdijesohen dhe ta zvogëlojnë sasinë e sheqerit që e konsumojnë nëse veç duan të jenë të shëndetshëm dhe të jenë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e ndryshme. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit