LAJMI I FUNDIT:

Shënohet 20-vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Shënohet 20-vjetori i themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot është rritur dhe është bërë ofruesi kryesor i trajnimeve për shërbimin korrektues, doganës dhe inspektoratit policor.

Kështu u tha me rastin e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), në një ceremoni të organizuar sot në Vushtrri.

Drejtori i përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, tha se 2019-ta shënon historinë më të re të akademisë me mbajtjen e trajnimeve profesionale të akredituara në Autoritetin kombëtar të kualifikimeve, bazuar në Kornizën Kombëtare dhe Evropiane të Kualifikimeve, si dhe të Akreditimit të Akademisë nga Asociacion Ndërkombëtar i drejtorëve të standardeve dhe trajnimit të Zbatimit të ligjit të SHBA-ve.


Ndërsa, kryesuesi i Bordit të AKSP-së Nehat Thaçi, tha se akademia ka prodhuar për 20 vite liderë në fushën e sigurisë.

“Ne si bord ju inkurajojmë të prodhoni produktin që neve na e bënë punën e lehtë dje më të suksesshme”, tha ai.

Zëvendës udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Kosovë Kilian Wahl tha se AKSP sot është rritur dhe është bërë ofruesi kryesor i trajnimeve për shërbimin korrektues, doganës dhe inspektoratit policor.

“Është nder dhe privilegj të jem këtu me gjithë juve për të festuar sukseset e Akademisë. Ndoshta është lehtë të harrohen arritjet, kjo është një mundësi që t’i marrim parasysh të arriturat e akademisë prej vitit 1999. AKSP ka kaluar nga suksesi në sukses, për çka ju uroj të gjithëve sot këtu. Ky është një shembull se sa ka arritur akademia. Që nga viti 2006 misioni ka ofruar mbi 60 trajnime. Ju siguroj se misioni do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të bashkërendojë bashkëpunimin”, tha ai.

Në ceremoninë e shënimit të 20-vjetorit të themelimit të Akademisë ka marrë pjesë edhe drejtori i parë i Akademisë, atëherë Shkolla e Shërbimit Policor të Kosovës Steve Bennett, i cili tha se për këto vite Akademia ka përparuar shumë .

“Është një ditë emocionale për mua dhe na kujton të kaluarën. Janë me mijëra që kanë kontribuar këtu. Ka qenë një përkushtim ekipor, përkrahja e institucioneve në mënyrë financiare ka bërë të mundur këtë arritje”, tha ai.

Gjatë ceremonisë janë ndarë mirënjohje për themeluesit dhe përkrahësit e Akademisë, OSBE – Misionit në Kosovë dhe Programit të ICITAP në Kosovë, si dhe ish-udhëheqësve të Akademisë./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori