LAJMI I FUNDIT:

Shenjat të cilat zbulojnë që po përdorni kremin e papërshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës

Shenjat të cilat zbulojnë që po përdorni kremin e papërshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës

Në vistër të madh prodhimesh për kurën e lëkurës, ndonjëherë vërtet është punë e lodhshme të gjesh kremin, i cili në tërësi i përshtatet tipit tuaj të lëkurës

Ekzistojnë disa shenja të qarta që jemi duke përdorur kremin i cili nuk na bën mirë, mirëpo nëse së paku vërejmë njërin ndër to, është koha për produkt të ri, transmeton Telegrafi.


1. Aroma e kremit është shumë intensive

Edhe pse në shikim të parë duket që aroma e kremit askujt nuk i është e rëndësishme, nëse aroma është shumë e fortë, kjo mund të thotë që kremi është plot kimikalie, të cilat duhet t’i shmangni, posaçërisht nëse keni lëkurë shumë të ndjeshme dhe të irritueshme.

2. Ndjenja e pakëndshme në fytyrë

Nëse pas përdorimit të kremit ndieni djegie apo kruajtje, menjëherë shpëlajeni fytyrë dhe hiqeni produktin nga fytyra, në mënyrë që të pengoni irritimin e lëkurës.

Nëse keni mundësi të testoni, para se të vendosni për ndonjë krem, bëjeni pa tjetër, madje duke e provuar në zonat rreth qafës.

3. Shfaqja e papritur e akneve

Nëse pas përdorimit të kremit shfaqet problemi me akne, kremi të cilin e përdorni me siguri është shumë i papërshtatshëm për lëkurën tuaj dhe mund t’jua mbyllë poret.

4. Hidratimi i pamjaftueshëm

Nëse keni lëkurë shumë të thatë, ju nevojitet vërtet kremi hidrant.

Kremrat të cilat në strukturën e vet kanë pjesën më të madhe të ujit janë ideale për personat me lëkurë të yndyrshme, derisa zgjedhje e mirë është për ata me lëkurë të thatë kremi në bazë faji apo thartire hijaluronike.

5. Nuk ju përshtatet në çdo pjesë të fytyrës

Shumica e njerëzve kanë tip të përzier të lëkurës, që do të thotë që lëkura në disa pjesë të fytyrës u është e thatë, në disa pjesë e yndyrshme dhe në disa të tjera normale.

Nëse edhe ju keni lëkurë të këtillë, është normale që kremi nuk do t’u përshtatet njësoj të gjitha pjesëve të fytyrës, andaj më mirë është që njëkohësisht t’i kombinoni dy kremra, të cilat do t’i plotësojnë njëkohësisht nevojat e lëkurës së thatë dhe të yndyrshme. /Telegrafi/