Në Kosovë ka mungesë të mekanizmave për identifikimin e hershëm të fëmijëve që përballen me sfida të shëndetit mendor. Kështu tregojnë të gjeturat preliminare të raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për shëndetin mendor të fëmijëve. Në tryezën e diskutimit ku u diskutua për këtë çështje, u theksua edhe nevoja për numër më të madh të psikologëve në shkolla.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj tha se korniza ligjore nuk siguron ofrim të mbështetjes së specializuar dhe psikologjike në nivel të komunitetit.
“Ka një mungesë të mekanizmave sistematik për identifikimin e hershëm të fëmijëve që përballen me sfida të shëndetit mendor. E dyta ka të bëjë me qasjen e kufizuar në mbështetjen e specializuar psikologjike në kujdesin parësor dhe dytësor. Korniza ekzistuese ligjore nuk siguron ofrimin e mbështetjes së specializuar dhe psikologjike në nivel të komunitetit. Sfida tjetër ose e gjetura tjetër që vazhdon të dalë si rezultat i gjetjeve të hulumtimit ka të bëjë me shërbime të pamjaftueshme të shëndetit mendor për fëmijët në nivelin dytësor. Pastaj numri i ultë i profesionistëve të shëndetit mendor, përfshirë psikiatër të fëmijëve dhe psikolog klinik, si në nivelin dytësor ashtu edhe në nivelin tretësor të kujdesit”, deklaroi Qelaj.
Në diskutimin për shëndetin mendor të fëmijëve, Avokati i Popullit potencoi edhe nevojën për numër më të madh të psikologëve në shkolla.
“Stigma dhe perceptimi negativ për shërbimet në institucionet si barrierë për kërkimin e ndihmës psikologjike. Unë u interesova dhe pash që në disa hulumtime që janë kryer gati 20 për qind të fëmijëve që kanë probleme të shëndetit mendor marrin trajtim të kujdesit shëndetësor, nuk kanë një gatishmëri as tek fëmijët as tek prindërit dhe kujdestarët tjerë që të marrin një shërbim të tillë. Dhe kjo pa dyshim paraqet problem. Numri i vogël i psikologëve në shkolla që rrjedh edhe si rezultat i vet kornizës ligjore dhe përcaktimit të psikologëve në shkolla bazuar në numrin e nxënësve që shpesh herë një numër të madh të fëmijëve i len pa përfshirje të këtij kujdesi”, shtoi Avokati i Popullit.
Ndërkaq, Merita Bajraktari Januzi nga Ministria e Arsimit tha se po punohet në funksion të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve.
“Ne kemi punuar viteve të fundit ngushtë në funksion të sigurimit të zbatimit të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve që i adreson aspektet e parandalimit të dhunës dhe të mbrojtjes e fëmijës nga rrethanat e cenueshme. Kemi mbajtur vazhdueshëm seanca në funksion të zbatimit të protokollit për parandalim dhe referim të dhunës në shkolla. Kemi zhvilluar politikën e mbrojtjes së fëmijës si dokument që duhet të zbatohet nga çdo shkollë, si një udhërrëfyes se si duhet të mbrohet fëmija në kontekst të shkollës nga gjithçka që është e cenueshme në linjë me kërkesat e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës”, u shpreh ajo.
Në diskutimin për shëndetin mendor të fëmijëve, shefja e Psikiatrisë së Fëmijëve në QKUK ka kritikuar institucionet sa i përket ndarjes së buxhetit për fëmijët dhe adoleshentët.
“Çdo plan strategjik nuk parashikon buxhet për fëmijët dhe adoleshentët. Kështu që ne udhëhiqemi nga parimi të cilin e ndjek Ministria e Arsimit, po flas për Avokatin e Popullit për të promovuar këtë të drejtë, e cila e shikon buxhetimin për kokë nxënësi prandaj edhe këtu duhet të bëhet për kokë banori. Çka i bie që përfaqësimi i obligueshëm prej 0-18 vjeç në buxhet duhet të aplikohet. Jo pse dikujt i intereson për të bërë investime, vetëm të rriturit se Kosova po fillojka vetëm prej 18 vjetëve, çudi”, theksoi ajo.
Në këtë tryezë diskutimi për shëndetin mendor të fëmijëve kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Qendrat për Punë Sociale, Policia e Kosovës, e Ministria e Drejtësisë./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, “nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim”

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Ekstradohet nga Spanja ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

E mbijetuara e zjarreve drejtuar policisë: I kërkova ndihmë pasi nuk kisha frymë dhe polici më tha se nuk mundet

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Fjalim emocionues i Endrit Thaçit: Babin nuk e lejuan t’ia gjuajë një grusht dhe të Drenicës, por në vend të tij sot ka ardhur Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Lugina

Gjenerali shqiptar: Aleanca ushtarake Kosovë – Shqipëri – Kroaci, mesazh i qartë për Serbinë

Kurti: Aleanca Kosovë-Shqipëri-Kroaci do të kontribuojë në sigurinë e rajonit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin