Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka folur për situatën e re në këtë sektorë pas anulimit të Ligjit të Pagave.
Syla në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi për anulimin e Ligjit të Pagave ka qenë politikë.
“Derisa ka qenë në dorë të qeverisë ligji ka shkuar shumë mirë. Në momentin kur shkoi në Kuvend grupe të ndryshme të interesit kanë filluar të influencojnë dhe u kanë dhënë shanse grupeve të ndryshme që ta ankimojnë ligjin”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se në emër të disa sindikatave janë atakuar grupe të mëdha të punëtorëve.
Syla megjithatë thotë se Ligji i Pagave vështirë se do të bëhet në një kohë të shpejt pavarësisht vullnetit të Besnik Tahiri.
Ai thotë se është shumë e vështirë nga sindikatat që të menaxhojnë tashmë punëtorët pas këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës thotë se deri në aprovimin e ligjit të ri të Pagave duhet të ketë një rritje për personelin shëndetësorë.
“Sot kemi bërë një memorandum bashkëpunimi mes pesë sindikatave shëndetësore ku kërkesë është që deri në aprovimin e ligjit të ri të bëhet një shtesë e pagës”, tha ndër të tjera Blerim Syla./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Moti në Kosovë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Vodhi shtatë vetura luksoze me vlerë 400 mijë euro, shpallet në kërkim shqiptari në Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë