Nga: Shpend Hoxha / Shtëpia Botuese, Lugjet e Verdha

Që nga viti 2011, për dhjetë vite me radhë, nga babai Begri Abdullahu dhe djemtë e tij Berat dhe Denis Abdullahu, shëmtohen veprat e shkrimtarit Rexhep Hoxha.

Në vitin 2012, me një letër publike, me titullin “Shtëpia Botuese ‘Berati’ e Prizrenit, mashtruese”, Rexhep Hoxha ndër të tjerash ka shkruar:

“Çka ngjau  me veprat mia? Pas botimit të tri veprave të para Lugjet e verdha 1 dhe 2, kur i shpaloj, janë botuar me aq gabime, sa mos me ta marrë mendja. Nuk ka faqe të librit pa gabime. Në faqet 94, 95 dhe 96, të romanit Ermali hasa në 30 gabime kapitale, athua se kompjuteristi i ka luajtur gishtat me sy të mbyllur, për ta irrituar lexuesin nga libri, për t`i mos i dashur as librat tjerë. Për gabime  të mëdha duhet ta largohet nga shitja libri im Ermali”.

Që lexuesit e vegjël te irritohen dhe të mos e donë librin, që atëherë, e edhe në ditët e sotme, po këto libra janë në shitje në pothuaj të gjitha libraritë e Kosovës, dhe po ashtu janë nëpër sirtarët e të gjitha bibliotekave të shkollave tona të ciklit të ulët.

E kisha bë një pyetje.

Personat kompetentë të komunave të Kosovës, para se të blejnë librat prej librarëve matrapazë, i lexojnë ato që të identifikojnë gabimet trashanike që përmbajnë ato libra?

Arsimtarët e shkollave të ciklit të ulët e dinë se çfarë librash u japin fëmijëve të lexojnë nga bibliotekat e shkollave të tyre?

Sa për ilustrim, t`i lëmë anash deformimin e tregimit të librit, që në shumë raste tregimi edhe e humb kuptimin e saj për shkak të deformimit të fjalive, mungesën e fjalëve dhe deformimin e tyre. Vetëm në librin Lugjet e verdha janë identifikuar mbi 1000 gabime trashanike drejtshkrimore, ndërsa në librin Verorja, po ashtu mbi 1000 gabime të tjera drejtshkrimore.

Meritojnë këto libra të lexohen nga lexuesit e vegjël? Edhe po t`i lexojnë i bindur jam se përgjatë leximit e humbin durimin, e edhe interesimin për të lexuar.

Meritojnë shkollat tona, të kenë nëpër bibliotekat e tyre këto libra?

A duhet organet kompetente të largojnë librat e shkrimtarit Rexhep Hoxha nga bibliotekat e shkollave tona të ciklit të ulët, të shtypura pa lejen e autorit dhe të trashëgimtarit të tij,  nga Shtëpia Botuese “Berati” nga Prizreni.

Edhe shkrimtari Rexhep Hoxha, qysh në vitin 2012, ka thënë: “Fëmijët, duke i lexuar librat e mi të shtypura nga Shtëpia Botuese e lartpërmendur, irritohen dhe i bënë ata që t`i mos i donë librat e tjerë”.