Ago Nezha
Nyjën politike mes Rusisë dhe Ukrainës, Putini pasi nuk e zgjidhi dot me gjuhën e marrëveshjes dhe kompromisit, zgjodhi ta zgjedhë me gjuhën e dhunës. Duke qenë në qetësinë e tyre miqësore të dy vëndet fqinjë, paqen e kthyen në luftë agresive, që ka prodhuar dhe vazhdon ende me katastrofa njerëzore, ekonomike dhe sociale mes qytetarëve. Lufta është provuar jo pak herë, që njerëzimit i sjell vetëm fatkeqësi, shfarosje, varfëri dhe asnjë dobi. Siç shkruan shkrimtari i madh Viktor Hygo: “Paqja është virtyt i qytetërimit, lufta krimi i saj”.
Liria është thesari më i çmuar për njeriun. Koha ka treguar se liderë të ndryshëm botëror, me ngarkesa psikike të madhështisë, autoritarzmit të ushtrimit të ideve personale, të sundimtarit të pushtetit, lirinë e konsiderojnë si pronë të tyren, që e administrojnë me të gjitha mjetet, qofshin dhe ato të dhunës. Këtë po e përligj më së miri aventura kontroverse e Putinit ndaj Ukrainës. Me gjithë reagimet e ashpra të ndërkombëtarëve, jo vetëm evropian, por dhe ata botëror, Putini nuk tërhiqet nga çmenduria e tij pushtuese dhe shkatërruese. “Ujku dhe qengji e kuptojnë në mënyra të ndryshme fjalën ‘liri’”, shkruan Linkoln.
Lufta ruso-ukrainase, që po trondit botën, po provon se të jesh i lirë do të thotë që mos biesh rob i logjikës tënde emocionale. Shembujt e luftërave shekullore kanë provuar se të gjithë tiranët, që kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, kanë besuar në lirinë sipas konceptit të tyre, në atë liri që iu ka shërbyer interesave dhe qëllimeve të tyre obskurantiste. Edhe Putini agresionin ndaj Ukrainës e motivon si një atribut të tij, për të “ruajtur” lirinë e shtetit fqinjë, për të mos aderuar në NATO.
Lirinë e individit, apo të popullit e vendos ai subjekt që ka hapësirën e nevojshme të shpalos energjitë, mendimin, idealet dhe cilësitë e larta morale të popullit të vet. Çdo diktat mbi këto parime është skllavëri.
Politika ndërkombëtare nuk mund të pres që nga despotizmi rus të kaloi në liri me lutje e koncesione. Nuk mund të jetë i lirë një popull agresiv, që kërkon të pushtojë e shtyp lirinë e të tjerëve për interesa nacionaliste. Putini pa e menduar mirë, duke kërkuar të pushtojë Ukrainën, të mohojë lirinë e tyre arbitrarisht, pa e kuptuar ka humbur lirinë e vet dhe jeton me ndjenjën e ankthit dhe persekucionit shpirtëror. Pushtuesi humbet kulturën humanitare, konceptin për lirinë, pa dashur vret ndërgjegjen popullore, plagos shpirtin dhe mendimin e lirë. Ai jeton mes perandorisë së ankthit dhe frikës. Putini i mbyllur në kafazin e tij, ka humbur lirinë personale. Tirania, lufta pushtuese, është gjithmonë shprehje e çekuilibrit mendor, e dobësive të karakerit dhe egoizmit të sëmurë.
Dy personazhe që kanë pika të përbashkëta dhe kanë bërë histori, i pari për mirë dhe i dyti për keq, për moralin e popullit të tyre në distanca kohore të largëta, janë presidenti Zelensky në Ukrainë dhe mbreti Zog në Shqipëri. Historia përsëritet në formë spirale dhe është dëshmitarja e pakundërshtueshme që nuk vjetërsohet kurrë. Ajo flet me ngjarje, me data, me aktorë konkretë, jo me opinione subjektiviste.
Agresioni rus për të pushtuar Ukrainën shpalosi disa cilësi të veçanta të personalitetit të Zelenskyt. Qëndrimi heroik, pa u lëkundur që po mban Zelensky, tregon një moral të lartë si bir i denjë i popullit të Ukrainës, që mishëron cilësitë më të mira të kombit të vet. Ai, me gjithë ofertat, thirrjet dhe sigurinë që i ofruan ShBA-ja për t’u larguar nga fronti i luftës, pasi i rrezikohej jeta personale dhe familjare, refuzoi me dinjitet, duke pohuar se përfaqëson aspiratat e popullit të Ukrainës për të mbrojtur me çdo çmim, lirinë e shëenjtë të vendit nga pushtuesi. Ky është modeli i një kryetari shteti, me ndjenja të thella patriotike, që vërteton thënien e Volterit se: “Atdheu është vendi ku robërohet shpirti”. Ky akt patriotik, tregohet dhe shfaqet në raste solemne, në ditë të vështira, për ekzistencën e kombit tënd. Të jesh pa atdhe do të thotë të mbetesh si kokrra e rërës, që të merr era dhe nuk di se ku të përplas. Vatra atërore është e shenjtë për çdo qytetar, pa folur për kreun e shtetit që është përfaqësues i kombit të vet.
Po të sjellim në rotrespektivë pushtimin e Shqipërisë më 7 prill të vitit 1939, ku pati viktimat e veta, që nis nga heroi i ditës Mujo Ulqinaku që bëri rezistencë bashkë me luftëtarë të tjerë kundër pushtuesit fashist italian. Ky heroizëm sublim fatkeqësisht u tradhtua nga mbreti Zog. Kjo është histori që nuk na bën krenar si komb, pasi kreu i shtetit, Zogu, e braktisi vendin me sjelljen e tij më të shëmtuar. Një ditë pas pushtimit të vendit nga Italia fashiste, së bashku me familjen e tij ngarkoi valixhet me flori, shoqëruar nga suita e tij oborrtare dhe ia mbathi jashtë, dhe mori strehim politik në Evropë, duke e lënë Shqipërinë në mëshirë të fatit. Ky akt tradhtie është njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, që s’ka vend krahasimi me qëndrimin e Zelenskyt ndaj agresionit rus. Mbreti Zog karakterin dhe qëndrimin e tij konjuktural për të siguruar sundimin e vet, e kishte treguar dhe më parë duke bërë kompromise territoriale me Jugosllavinë që i fali Shën Naunin dhe Malësinë e Dukagjinit dhe eliminoi kundërshtarët politikë, patriotët dhe dijetarët si Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj.
Për gjithë këto “merita” kriminale, shteti i sotëm “demokratik” i ka ngritur një monument madhështor, së fundi duke i prurë në krah dhe Gjeraldinën dhe ka emërtuar rrugë e sheshe Zogu i Parë, se si duket ka ndërmend të emërtojë dhe “ Zogu i dytë”, “ Zogu i tretë”, e pale ku fluturon mendimi dhe fantazia pa limit “gjeniale” e pushtetarëve tanë. Unë i kam propozuar Bashkisë që te sheshi me monumentin e Zogut, të vendoset një pllakë ku të shkruhet: “Sheshi i Tradhtarëve”, ku të ketë vend të ngrihen monumente të tjera të non gratave që do pasojnë në vazhdimësi. Është në turpin dhe marrëzinë e shtetit shqiptar, që në kryeqytetin e vendit, nuk ka një shesh dhe monument madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, heroin e përjetshëm të popullit, Ismail Qemalin. E kam ngritur e do vazhdoj ta ngre zërin me forcë për këtë indiferencë të gjithë pushteteve, që është baras me tradhti.
Një vend që nderon tradhtarët dhe harron çlirimtarët, s’ka të ardhme.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhami-780x439.jpg)
Në xhamitë e Kosovës ligjërohet edhe për zgjedhjet
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-07-231234-780x439.jpg)
Pse nuk u përdor VAR-i tek goli i shënuar në pozicion jashtë loje nga Maguire ndaj Leicesterit?
![Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_18-4-780x439.png)
Revista Time provokon me kopertinën e re, vendos Musk në tavolinën e presidentit - vjen reagimi i Trumpit
![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-49-780x439.jpg)
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
![Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-3-780x439.png)
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
![Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-diaspora-780x439.jpg)
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
![Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_24-5-780x439.png)
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
![Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/abb-780x439.jpg)
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti