Mediat italiane raportojnë se dhjetëra persona kanë humbur jetën në një autostradë në Genoa të Italisë, ku u shemb një urë gjigante.

Dhjetëra vetura kanë rënë në lumë, hekurudhë dhe ndërtesa  nga mbi 90 metra lartësi, kurse ura Morandi u shemb rreth orës 11:30 sipas kohë lokale, transmeton Telegrafi.


shembet ura ne itali 2

Shefi i shërbimit emergjent ka njoftuar se dhjetëra persona kanë humbur jetën, derisa Ministri italian i Transportit, e ka quajtur një tragjedi të paharruar. Ndërkaq, dëshmitarët okularë momentin e shembjes së urës e kanë krahasuar me skenat apokaliptike.

shembet ura ne itali 3

Ekipet e zjarrfikësve me ndihmën e qenve janë duke kërkuar të mbijetuarit që kanë ngecur nën rrënojat e urës së shembur, ndërsa policia me helikopter është duke kërkuar një person që ujërat e rrëmbyeshëm të lumit e kanë dërguar në një zonë tjetër.

shembet ura ne itali 4

Sipas intervistës së një dëshmitari dhënë për Sky Italia, ai pretendon se kishte parë "tetë apo nëntë" vetura mbi urë kur ajo filloi të shembet. Në videon e publikuar më poshtë dëgjohet një burrë duke bërtitur: "Oh zot", derisa shtyllat e urës po shkatërroheshin.

shembet ura ne itali 5

Ndërkaq, Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se kjo është një tragjedi që nuk do të harrohet dhe se nevojitet intervenimi urgjent i ekipeve kompetente.

shembet ura ne itali 6

Afro 180 metra asfalt të urës Morandi është shembur mbi një zonë industriale, dhe ekziston frika se gypat e gazit të jenë dëmtuar nga copëzat e mëdha të betonit.

shembet ura ne itali 7

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në autostradën që lidh Italinë me Francës. Ndërsa, Ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, ka deklaruar se qindra zjarrfikës janë duke punuar intensivisht për t'i shpëtuar personat që kanë ngecur nën rrënoja.

shembet ura ne itali 8

Ura Morandi ishte inauguruar në vitin 1967,  ndërsa riparimi i saj ishte kryer nga inxhinierët në vitin 2016. Konsiderohet si ura lidhëse mes Italisë dhe Francës. /Telegrafi/

shembet ura ne itali 9

shembet ura ne itali 10

shembet ura ne itali 11

shembet ura ne itali 12

shembet ura ne itali 13

shembet ura ne itali 14

shembet ura ne itali 15

shembet ura ne itali 16

shembet ura ne itali 17

shembet ura ne itali 18

shembet ura ne itali 19

shembet ura ne itali 20