LAJMI I FUNDIT:

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Sheiku i Dubait miraton planin për ndërtimin e aeroportit më të madh në botë

Udhëheqësi i Dubait, Sheiku Mohammed bin Rashid al-Maktoum ka miratuar një plan për ndërtimin e një terminali të ri pasagjerësh në aeroportin ndërkombëtar Al Maktoum në vlerë prej 128 miliardë dërhemësh (35 miliardë dollarë).

Bëhet e ditur se aeroporti ndërkombëtar Al Maktoum do të jetë më i madhi në botë me një kapacitet deri në 260 milionë pasagjerë dhe pesë herë më i madh se aeroporti aktual i Dubait, përcjell Telegrafi.

“Aeroporti Ndërkombëtar Al Maktoum do të gëzojë kapacitetin më të madh në botë, deri në 260 milionë pasagjerë”, tha në një deklaratë sheiku i Dubait dhe kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe.


Siç raportohet, të gjitha operacionet ajrore të Dubait do të transferohen në Al Maktoum në vitet e ardhshme.

Gjithashtu, ai do të përfshijë edhe 400 porta terminale dhe pesë pista në një sipërfaqe totale prej mbi 4 milionë metra katrorë.

Kështu aeroporti do të bëhet shtëpia e re e linjës ajrore Emirates dhe linjave të tjera që e lidhin botën me Dubain.

Ndryshe, kjo lëvizje thuhet ta forcojë pozicionin e shtetit arab si një qendër kryesore e aviacionit në skenën botërore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Rruga drejt planetit Mars, mënyra e Trumpit për mposhtjen e rusëve përmes satelitëve

Amerika
SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

SHBA godet objektivat e ISIS-it në Somali, Trump: Ne do t'ju gjejmë dhe do t'ju vrasim

Botë
SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

SHBA kërkon që Ukraina të mbajë zgjedhje këtë vit, njofton i dërguari special i Trumpit

Botë
Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Çfarë e shkaktoi përplasjen vdekjeprurëse mes helikopterit dhe aeroplanit në Uashington?

Amerika
Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Më 4 shkurt, Trump dhe Netanyahu përballë njëri-tjetrit - çfarë pritet nga ky takim?

Botë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Kalo në kategori