LAJMI I FUNDIT:

Sheikh Saud Ali Al-Thani, president i ri i Bordit Qendror të FIBA-s

Sheikh Saud Ali Al-Thani, president i ri i Bordit Qendror të FIBA-s

Sot në Manila (Filipine) është mbajtur Kongresi i FIBA-s, me c’rast janë zgjedhur edhe Presidenti dhe Bordi i ri Qendror i FIBA-s për mandatin 2023-2027.


President i FIBA-s është zgjedhur Sheikh Saud Ali Al-Thani nga Katari, kurse anëtarë të Bordit Qendror janë zgjedhur:

Evropa: Carmen Tocala (ROU), Matej Erjavec (SLO), Asterios Zois (GRE), Tor Christian Bakken (NOR).


Oqeania:  Jubilee Kuartei (PLW), Burton Ross Shipley (NZL).

Azia: Yuko Mitsuya (JPN), Yao Ming (CHN).

Amerika: Carol Callan (USA), Yamil Alejandro Bukele Perez (ESA), Usie Richards (ISV).

Afrika: Jean-Michel Ramaroson (MAD), Pascale Mugwaneza (RWA).


Presidentët e zgjedhur nga 5 kontinentet për mandatin 2023-2027 automakisht emërohen anëtarë të Bordit Qendror të FIBA-s, përfshirë këtu edhe Presidentin e ri të FIBA Evropës, Jorge Garbajosa.

Duhet theksuar se Federatën e Basketbollit të Kosovës në Kongresin e FIBA-s në Manila është duke e përfaqësuar Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku, e cila krahas Kongresit, do të jetë e pranishme edhe në Punëtoritë që do të organizohen ditën e enjte.

Po ashtu Dushku do të jetë e pranishme në hapjen solemne të FIBA Kampionatit Botëror që do të organizohet në Manila në mes dy ndeshjeve hapëse të Botërorit, Angola – Italia dhe Republika Domenikane – Filipine.

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori