LAJMI I FUNDIT:

Sheikh Jassimit i kërkohet të blejnë rivalët e Man United nga Liga Premier

Sheikh Jassimit i kërkohet të blejnë rivalët e Man United nga Liga Premier

Grupi i Katarit i kryesuar nga Sheikh Jassim mund të zhvendosë fokusin e tyre nga Manchester United në një klub krejtësisht tjetër, nëse ata nuk arrijnë marrëveshje me Familjen Glazer.

Grupi Raine, i udhëhequr nga Sir Jim Ratcliffe, është shfaqur si favorit për të marrë drejtimin e United pasi dyshohet se ka dorëzuar ofertën më të lartë – e cila mund të arrijë deri në 6 miliardë funte.

Në të vërtetë, Glazers dhe Ratcliffe tani janë ‘të gatshëm të hyjnë në bisedimet përfundimtare me Ratcliffe dhe ekipin e tij në Ineos për të realizuar marrëveshjen rekorde botërore, sipas The Times.


Familja Glazers janë të gatshëm ta shesin Man Utd pasi ta zgjedhin ofertën e preferuar
Lexo po ashtu Familja Glazers janë të gatshëm ta shesin Man Utd pasi ta zgjedhin ofertën e preferuar

Dhe biznesmeni britanik tashmë mendohet se po planifikon hapat e tij të ardhshëm në drejtim të Old Trafford, me Joel dhe Avram Glazer që pritet të mbajnë 20 për qind të aksioneve në klub.

Ndërkohë, oferta e tretë e Katarit besohej të ishte më pak se 5 miliardë euro, duke dëmtuar rëndë shpresat e tyre për një blerje.

Por, nëse ata dështojnë të blejnë United, ata mund ta kthejnë vëmendjen te rivalët e Ligës Premier, Tottenham Hotspur ose të paktën ky është mendimi i tifozit të United dhe YouTuberit, Mark Goldbridge .

Duke folur për talkSPORT, ai sugjeroi se Tottenham do të ishte një alternativë për Sheikh Jassim, me klubin e Londrës veriore që është në shitje.

“Nëse Katari nuk e kapë Manchester Unitedin, pse logjikisht nuk do të shkoni të blini Spurs?”, ka thënë Goldbridge.

“Ata kanë stadiumin, kanë ambientet stërvitore. Sigurisht që ata (Sheikh Jassim) e duan Manchester Unitedin, por a mendoni se nëse e humbasin atë, ata thjesht do të shkojnë, ‘ne nuk duam askënd tani?’”.

Sheiku Jassim e dëshiron Mbappen te Man Utd, edhe dy yje tjerë monitorohen
Lexo po ashtu Sheiku Jassim e dëshiron Mbappen te Man Utd, edhe dy yje tjerë monitorohen

“Spurs janë një paketë, ata kanë infrastrukturën, kanë gjithçka në vend. Thjesht duhet të blesh skuadrën dhe të emërosh trajnerin”, ka shtuar më tej ai.

Tottenham nuk do të jetë në Ligën e Kampionëve pas një sezoni të mjerueshëm në Ligën Premier. Dhe me një zhgënjim në rritje midis bazës së fansave, mund të jetë mundësia e përsosur për të nisur një raund bisedimesh për blerjen e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Benzema shpërfilli Ronaldon dhe Messin kur emëroi 'lojtarin më të mirë në histori'

Ndërkombëtare
Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Gareth Bale parashikon fituesin e Topit të Artë të vitit 2025 - përjashton Salahun

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Man City identifikon zëvendësuesin e Ederson, bisedimet kalojnë në faza të avancuara

Premier League
Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

Lojtari i Real Madridit nuk do të luajë më këtë sezon për klubin pas vendimit të Ancelottit

La Liga
Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ronaldo i bën të gjitha në fitoren e Al Nassr - shënon gol, fiton penallti dhe ia lë Sadio Manes

Ligat tjera
Kalo në kategori