Në rrjetet sociale ka shpërthyer një video ku duket një përleshje mes punonjësve të kompanisë kineze Linglong dhe, sipas pretendimeve, shefit të tyre në Serbi.

Videon e ka shpërndarë edhe ish-deputeti i serb, Gjeorgje Miketiq nga Iniciativa “Beogradi mbetet”.


“Ja si duket padrejtësia dhe pozicioni i shtypur i punonjësve tanë, në të cilin na ka vendosur ky regjim”, shkruan Miketiq.

Nuk është sqaruar kur është bërë videoja, megjithatë Linglong ka qenë temë e ditës në shtetin serb, pasi mbrëmë u bë e ditur lajmi se Shërbimi Amerikan i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit (CBP) ka lëshuar një Urdhër për ndalimin e importimit të mallrave të kësaj fabrike, raporton nova.rs.

Ky urdhër, i pesti në vitin 2025 dhe i dyti në vitin fiskal 2026, është lëshuar për shkak të ligjit amerikan që ndalon importin e mallrave të prodhuara me punë të detyruar. Kur CBP ka prova që tregojnë se mallrat e importuara janë prodhuar me punë të detyruar, kjo agjenci ndërhyn duke mbajtur ato mallra përmes Urdhrit për ndalimin e importit të mallrave.

Ky urdhër konkret është rezultat i një hetimi të CBP-së që ka treguar se prodhuesi i gomave për automjete Linglong përdor punë të detyruar.

CBP ka analizuar deklaratat e punonjësve, fotografitë, kontratat e punonjësve, “screenshot” të mesazheve SMS, raporte të OJQ-ve, raporte mediatike dhe studime akademike, thuhet në njoftim.

Duke marrë parasysh të gjitha këto, punonjësit e Linglong janë shënjestruar nga nëntë tregues të punës së detyruar sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës: mbajtja e dokumenteve të identifikimit, kërcënimet dhe abuzimi, izolimi, puna shtesë e detyruar, mohimi i pagave, skllavëria me borxhe, kushtet e dhunshme të jetesës dhe punës, mashtrimi dhe shfrytëzimi i të dobëtëve. /Telegrafi/