LAJMI I FUNDIT:

Shea: Presioni i Perëndimit jo ndaj Kosovës, por mbi Serbinë

Shea: Presioni i Perëndimit jo ndaj Kosovës, por mbi Serbinë

Ish-Zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, thotë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet t’i vlerësojnë tash përpjekjet që po i bën Qeveria e Kosovës për shtensionimin e situatës në veri dhe sipas tij, së shpejti t’i heqin masat ndëshkuese. Ai tha se Perëndimi po i bën më shumë presion Kosovës, sesa Serbisë, e që sipas tij do të duhej të ishte e kundërta.

Shea tha se janë për t’u përshëndetur përpjekjet e qeverisë së Kosovës për ta de-eskaluar situatën në pjesën veriore të vendit dhe për t’i integruar sërish serbët në shërbimet publike.

“Periudhën e fundit situata në pjesën veriore ka qenë e qetë dhe tani shpresoj që kjo do të vlerësohet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i hequr masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Konsideroj që tani komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë presion Serbisë, në rast se serbët etnik pengohen nga Beogradi që të shërbejnë në institucionet e Kosovës”, deklaroi Shea për Tëvë1.


Ai thotë se Kosovës po i bëhet më shume presion për shkak se ajo është më e varur nga Perëndimi.

Sipas tij do të ishte me produktive nëse presion i bëhet palës më të fortë siç është në këtë rast Serbia.

“Le të jemi të sinqertë është e vërtetë se Kosovës po i bëhet më shumë presion sesa Serbisë. Kjo po ndodh për arsyen se Kosova është më e varur nga Perëndimi në aspektin e sigurisë dhe ekonomisë, prandaj këta të fundit e kanë më të lehtë që të ushtrojnë presion mbi palën më të dobët. Megjithatë, sipas meje, kjo nuk është një qasje korrekte që t’i bësh presion gjithnjë palës më të dobët. Do të duhej të ishte e kundërta, pra presion duhet te kishte mbi palën më të fortë. Rruga e Serbisë për në Bashkimin Evropian duhet të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës”, shtoi ish-zëdhënësi i NATO-s.

Shea ka folur edhe për mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Ukraina.

“Ka paralele të ngjashme mes Kosovës dhe Ukrainës. Populli i Ukrainës tani po vuan ashtu siç kanë vuajtur kosovarët në të kaluarën. Prandaj sot ukrainasit kanë krijuar një simpati për Kosovën, dhe kjo mund të ndikoj pozitivisht që pozicioni i Ukrainës ndaj Kosovës të ndryshojë. Do ishte një lajm i jashtëzakonshëm nëse Ukraina e njeh pavarësinë e Kosovës”, tha ai më tej.

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar

Lajme
Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Kirurgjia bariatrike dhe trajtimi i obezitetit përmes ngushtimit të lukthit dhe ‘bypass-it’ të stomakut, flet kirurgu Shkodran Krasniqi

Shëndetësi
Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Biden zgjeron fushën e sanksioneve për kompanitë dhe njerëzit në Ballkanin Perëndimor

Lajme
Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Analiza e Friedrich Naumann: Vuçiq po përhap narrativë proruse dhe antiperëndimore, synon Serbinë e Madhe

Lajme
Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Hoxha: Bojkotimi i disa mediave nga Vetëvendosje taktizim i domosdoshëm

Politikë
Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Kush është Dritan Rexhepi, shqiptari më i kërkuar në botë: Mjeshtër i arratisjeve nga burgu, ‘truri’ i trafikut të kokainës

Lajme
Kalo në kategori