LAJMI I FUNDIT:

SHBA vendos sanksione ndaj 10 “anëtarëve, operativëve dhe mbështetësve financiarë” të Hamasit

SHBA vendos sanksione ndaj 10 “anëtarëve, operativëve dhe mbështetësve financiarë” të Hamasit

Departamenti Amerikan i Thesarit tha se mori masa të mërkurën në përpjekje për të frenuar rrjedhën e të ardhurave për Hamasin duke vendosur sanksione ndaj 10 personave të lidhur me këtë grup.

“Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për t’u mohuar terroristëve të Hamasit aftësinë për të mbledhur dhe përdorur fonde për të kryer mizori dhe për të terrorizuar popullin e Izraelit. Kjo përfshin vendosjen e sanksioneve dhe koordinimin me aleatët dhe partnerët për të gjurmuar, ngrirë dhe konfiskuar çdo aset të lidhur me Hamasin në juridiksionet e tyre”, tha Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen në një njoftim për shtyp të mërkurën, përcjell Telegrafi.

Sipas Departamentit të Thesarit, sanksionet e reja synojnë “gjashtë individë të lidhur me portofolin e investimeve sekrete të Hamasit, dy zyrtarë të lartë të Hamasit dhe një shkëmbim valutor virtual me bazë në Gaza dhe operatorin e tij”.


Pasojat rrëqethëse të sulmit në spitalin e Gazës, ministria e Shëndetësisë mban konferencë nga objekti i goditur – raporton pranë kufomave të civilëve
Lexo po ashtu Pasojat rrëqethëse të sulmit në spitalin e Gazës, ministria e Shëndetësisë mban konferencë nga objekti i goditur – raporton pranë kufomave të civilëve

“Ajo që ne po bëjmë sot është se po ua ndërpresim qasjen në paratë e tyre”, ka thënë një zyrtar i lartë i Thesarit.

“Lufta kërkon para dhe në thelb duke u siguruar që këto rrjete dhe financues nuk kanë aftësinë t’ia japin ato para Hamasit, do të thotë se ata kanë më pak burime për të paguar luftëtarët e tyre, për të blerë armë, për të mbështetur aktivitetin e tyre destabilizues”.

“Që nga sot, ata do të shkëputen nga ato asete në sistemin financiar të SHBA-së”, tha zyrtari.

Përveç kësaj, zëvendës-sekretari i Thesarit, Wally Adeyemo njoftoi se administrata synon të “ndërtojë një koalicion shumëkombësh për të ndjekur financimin e terrorizmit” dhe zyrtarë të lartë të Thesarit do të udhëtojnë në rajon për të vazhduar koordinimin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle

Amerika
Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Trump e nis me shkarkime ditën e parë si president, largon mijëra punonjës të Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Donald Trump në ditën e parë si president - gjithçka që ndodhi pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Presidentja meksikane, Sheinbaum: Për ne dhe të gjithë botën, ai mbetet Gjiri i Meksikës

Amerika
Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Bill Clinton reagon ndaj fjalimit të Trumpit

Amerika
Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Ndërsa Trump është betuar, Macron paralajmëron Evropën se nuk mund të varet vetëm nga armët amerikane

Evropa
Kalo në kategori