LAJMI I FUNDIT:

SHBA paralajmëron Izraelin për vdekjet e civilëve në Gaza

SHBA paralajmëron Izraelin për vdekjet e civilëve në Gaza

Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Izrael.

Ai përsëriti mbështetjen e Uashingtonit për të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur kundër Hamasit – të cilin ai e përshkruan si një “grup terrorist”.

Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët
Lexo po ashtu Biden: Izraeli duhet të jetë më i kujdesshëm me civilët

Duke përsëritur mbështetjen e SHBA-së për një zgjidhje me dy shtete, ai tha se “populli izraelit ka nevojë dhe meriton të jetojë në paqe dhe siguri me fqinjët e tij në një rajon që është i integruar, dinamik dhe i qëndrueshëm”.


Megjithatë, ai tha se SHBA-ja dëshiron të shohë rezultate konkrete nga Izraeli në lidhje me shmangien e viktimave civile në Gaza, raporton skynews.

“Ajo që ne kemi thënë vazhdimisht është se Izraeli ka synimin të sigurohet që po i bën ato dallime [midis civilëve dhe objektivave ushtarakë] në mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme dhe ne duam të shohim rezultatet të përputhen me këtë”, tha ai.

Sulmet ajrore dhe tokësore të Izraelit gjatë 10 javëve të fundit kanë vrarë më shumë se 18,700 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Mijëra të tjerë janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur nën rrënoja. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori