Departamenti Amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e sistemit Patriot për Turqinë për mbrojtje ajrore dhe për mbrojtje nga raketat në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë.
Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes së Sigurisë e lidhur me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes (Pentagon), ka bërë një deklaratë me shkrim lidhur me miratimin e shitjes.
Në deklaratë thuhet se “Departamenti miratoi shitjen në vlerë prej 3.5 miliardë dollarë të 80 raketave të avancuara udhëzuese Patriot MIM-104E, të 60 raketave Patriot-3 (PAC-3) me aftësi të përparuara si dhe të pajisjeve përkatëse. Agjencia për Bashkëpunimin e Mbrojtjes së Sigurisë sot ka informuar Kongresin në lidhje me çështjen e shitjes”.
Përveç kësaj, në paketën e sistemit të mbrojtjes, krahas 4 grupeve të radarëve AN/MQP-65, 4 sistemeve të kontrollit të bllokimit, 10 grupeve të antenave direkte, 20 stacioneve lëshuese M903, 5 centraleve elektrike, në paketë përfshihen edhe pajisje komunikimi, pajisje testimi, programe të distancës dhe pajisje mbështetëse.
Më tej thuhet se miratimi i shitjes, do t’i shtojë fleksibilitet të konsiderueshëm kapacitetit të mbrojtjes ajrore të Turqisë.
“Një Turqi e sigurtë me aftësinë e parandalimit të kërcënimeve ajrore dhe raketore si dhe të sulmeve të tjera, do të sigurojë paqe dhe stabilitet në NATO dhe kontinentin e Evropës”, theksohet në deklaratë.
Një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit në një deklaratë me shkrim për AnadolyAgency në lidhje me çështjen ka thënë se “Kjo shitje e propozuar do të rrisë sigurinë e aleatëve të NATO-s, do të kontribuojë për mbrojtjen e aleatëve dhe partnerëve nga kërcënimet ajrore dhe raketore si dhe do të kontribuojë në politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare të SHBA-ve”.
“Turqia do të përdorë sistemin Patriot për të përmirësuar aftësitë e mbrojtjes ajrore dhe të raketave, për të mbrojtur integritetin territorial dhe për të parandaluar kërcënimet rajonale. Kjo shitje e propozuar do të rritë aftësitë e ushtrisë turke për t’u mbrojtur nga sulmet armiqësore si dhe për mbrojtjen e aleatëve të NATO-s që ndodhen brenda Turqisë”, ka theksuar zyrtari i Departamentit të Shtetit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump sugjeron sanksione të reja ndaj Rusisë nëse Putin refuzon bisedimet e paqes me Ukrainën
Fillon puna për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA
Rusët dërgojnë "skuadra me paterica" në betejë
Trump kërcënon Kinën me tarifa prej 10 për qind dhe paralajmëron se BE-ja mund të përballet gjithashtu me to
Autoritetet turke arrestojnë nëntë persona, lidhur me zjarrin që shpërtheu në hotelin ku humbën jetën 76 persona
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!