LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja rikthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit

SHBA-ja rikthen sanksionet e OKB-së ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur në mënyrë të njëanshme të gjitha sanksionet e Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, pavarësisht kundërshtimit nga aleatët më të ngushtë evropianë të Washingtonit dhe pasigurisë për ndikimin e tyre.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo më 19 shtator njoftoi për të ashtuquajturën kthim mbrapa të sanksioneve të OKB-së ndaj Iranit.

“Nëse vendet anëtare të OKB-së dështojnë të përmbushin detyrimet e tyre për të zbatuar këto sanksione, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin autoritetet tona të brendshme për të imponuar pasoja për ato dështime dhe për të siguruar që Irani të mos korrë përfitimet e aktivitetit të ndaluar nga OKB-së”, tha Pompeo në një deklaratë.


“Në ditët në vijim, Shtetet e Bashkuara do të shpallin një sërë masash shtesë për të forcuar zbatimin e sanksioneve të OKB-së dhe për t’i kërkuar shkelësit e përgjegjësisë”, shtoi ai.

Masa e SHBA-së, i hap rrugën një përplasjeje të madhe në Kombet e Bashkuara, ku Uashingtoni e gjen veten gjithnjë e më të izoluar mes tensioneve me Iranin dhe palët e tjera të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, i njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Përgjithshëm i Veprimit (JCPOA).

“Amerikanët veprojnë si ngacmues dhe vendosin sanksione. Komuniteti botëror duhet të vendosë se si të veprojë ndaj ngacmimit”, i tha Ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif televizionit shtetëror iranian disa orë para njoftimit.

Presidenti Donald Trump u tërhoq nga Plani i Përbashkët i Veprimit më 2018 dhe vendosi sërish sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit, duke bërë që Teherani të shkel progresivisht angazhimet e tij bërthamore.

Palët e mbetura në marrëveshjen bërthamore të Iranit janë përpjekur të shpëtojnë marrëveshjen, duke hedhur poshtë përpjekjen nga Uashingtoni për të shkaktuar një kthim të sanksioneve të OKB-së ndaj Teheranit për shkeljen e angazhimeve të tij bërthamore. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Shefi i ri i CIA-s: Besoj se coronavirusi doli nga laboratori

Amerika
Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Diçka që nuk është parë kurrë: Shkencëtarët zbulojnë një ekzoplanet me erëra deri në 33 mijë kilometra në orë

Botë
Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Ukrainasit u shtirën kinse po pësojnë humbje dhe po tërhiqen, futin në kurth rusët – i godasin rëndë me HIMARS

Evropa
Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Trump thotë se beson se SHBA do të 'marrë Grenlandën'

Amerika
Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Trump thotë se mund të shqyrtojë rikthimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë

Amerika
Kalo në kategori