Ambasadori amerikan në Budapest, tha të enjten se aleatët e NATO-s po paralajmërojnë Hungarinë për rreziqet e marrëdhënieve të saj “të ngushta dhe në zgjerim” me Rusinë dhe nëse kjo është zgjedhja e politikës së Budapestit, “ne do të duhet të vendosim se si të mbrojmë më mirë interesat tona të sigurisë”.
Marrëdhëniet midis Budapestit dhe Uashingtonit janë acaruar për shkak të zvarritjes së ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO, që u miratua përfundimisht nga Budapesti muajin e kaluar dhe gjithashtu për shkak të lidhjeve të ngrohta të kryeministrit nacionalist, Viktor Orban me Moskën, pavarësisht agresionit rus në Ukrainë.
“Këto shqetësime të ligjshme të sigurisë të 31 aleatëve të Hungarisë, nuk mund të shpërfillen”, tha ambasadori amerikan David Pressman, në një fjalim me rastin e 25 vjetorit të anëtarësimit të Hungarisë në aleancën ushtarake të NATO-s.
Ambasadori Pressman tha se Hungaria është një aleate “që sillet ndryshe nga të tjerët”, raporton zeriamerikes.
“Ky fjalim ka të bëjë me një qeveri që etiketon dhe trajton Shtetet e Bashkuara si një “kundërshtar”, ndërsa bën zgjedhje politike që e izolojnë atë gjithnjë e më shumë nga miqtë dhe aleatët. Ky fjalim ka të bëjë me një mik dhe aleat prej kohësh që thotë dhe bën gjëra që dëmtojnë besimin dhe miqësinë”, tha ai.
Tensionet midis qeverisë së kryeministri Orban dhe administratës së presidentit amerikan Joe Biden, janë përkeqësuar në javët e fundit pasi zoti Orban mbështeti hapur kandidaturën e zotit Donald Trump për postin e presidentit amerikan, pas një takimi në Florida. Orban e vlerësoi Trumpin si kandidatin e vetëm presidencial që mund t’i jepte fund luftës në Ukrainë, duke ndërprerë ndihmën ushtarake për Kievin.
Budapesti kundërshton agresionin rus në Ukrainë, por kryeministri Orban ka refuzuar t’i dërgojë armë Kievit dhe ka kritikuar vazhdimisht sanksionet e BE-së kundër Rusisë. Qeveria e tij ka mbajtur marrëdhënie të ngushta me Moskën, pjesërisht për shkak të varësisë së vazhdueshme energjetike të Hungarisë nga Rusia.
Ambasadori Pressman tha se Hungaria po i bën hapur thirrje SHBA-së dhe aleatëve të tjerë që t’i japin fund mbështetjes ushtarake për Ukrainën në mënyrë që ta detyrojnë në një armëpushim të menjëhershëm dhe negociata paqeje.
“Shtetet e Bashkuara duan gjithashtu paqen. Ne duam që kjo luftë të përfundojë. Por propozimi hungarez nuk përkon me realitetin”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Lirohen gjashtë pengje izraelite në këmbim të 602 të burgosurve palestinezë

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani – kush është favorit për të fituar?

SHBA kërcënon Ukrainën me ndërperjen e internetit satelitor Starlink nëse nuk e nënshkruan marrëveshjen për mineralet e rralla

Donald Trump shkarkon oficerin më të lartë ushtarak amerikan - cili është shkaku?

Trump deklaron se një marrëveshje për mineralet e Ukrainës është afër, Zelensky e kundërshton

Zgjedhjet kombëtare në Gjermani - kush është favorit për të fituar?

“Ëndrra e Shkretëtirës”: Detaje dhe pamje - kështu do të duket ‘treni me pesë yje i Arabisë Saudite’

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit