LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja miraton ilaçin e parë të ri të Alzheimerit në 20 vjet

SHBA-ja miraton ilaçin e parë të ri të Alzheimerit në 20 vjet

Trajtimi i parë i ri për sëmundjen Alzheimer në gati 20 vjetët e fundit është aprovuar nga rregullatorët në Shtetet e Bashkuara, duke hapur rrugën për përdorimin e saj në Mbretërinë e Bashkuar.

Aducanumab synon shkakun themelor të Alzheimerit, formën më të zakonshme të demencës, sesa simptomat e saj.

Të paktën 100 mijë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar me një formë të lehtë të sëmundjes mund të jenë të përshtatshëm për ilaçin.


Por miratimi nga rregullatori i Mbretërisë së Bashkuar mund të zgjasë më shumë se një vit, raporton bbc.

Organizatat bamirëse e kanë mirëpritur lajmin. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se kishte “prova thelbësore se aducanumab zvogëlon pllakat beta amiloide në tru” dhe se kjo “ka të ngjarë të parashikojë përfitime të rëndësishme për pacientët”.

Aducanumab synon amiloidin, një proteinë që formon grumbuj anormalë në trurin e njerëzve me Alzheimer që mund të dëmtojë qelizat dhe të shkaktojë çmenduri, duke përfshirë, probleme të kujtesës dhe të menduarit, çështjet e komunikimit dhe konfuzion.

Në mars të 2019, provat ndërkombëtare të aducanumab, që përfshinë rreth 3,000 pacientë, u ndërprenë kur analizat treguan se ilaçi, i dhënë si një infuzion mujor, nuk ishte më i mirë në ngadalësimin e përkeqësimit të kujtesës dhe problemeve të të menduarit sesa një ilaç bedel.

Por më vonë atë vit, prodhuesi amerikan Biogen analizoi më shumë të dhëna dhe arriti në përfundimin se ilaçi funksionoi, për sa kohë që ishte dhënë në doza më të larta. Kompania gjithashtu tha se ajo ngadalësoi ndjeshëm rënien njohëse. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Shkencëtari i njohur turk paralajmëron: Mund të goditemi nga një tërmet i fuqishëm prej 7 ballësh të Rihterit

Turqia
Britania e madhe paralajmëron kundër

Britania e madhe paralajmëron kundër "përçarjes" së NATO-s: Duhet të qëndrojmë së bashku

Botë
Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Botë
Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Departamenti amerikan i Shtetit heq nga ueb-faqja deklaratën se nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit

Amerika
Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë - por vetëm për t'i mbrojtur investimet e SHBA-së

Evropa
Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Lufta në Ukrainë, SHBA u dërgon nga gjashtë pyetje shteteve evropiane

Botë
Kalo në kategori