LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja kërkon ekstradimin e 33-vjeçarit nga Gjilani, i dyshuar për krime online

SHBA-ja kërkon ekstradimin e 33-vjeçarit nga Gjilani, i dyshuar për krime online

Liridon Masurica, 33-vjeçar nga Gjilani, përballet me një aktakuzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas një njoftimi nga Zyra e Prokurorit në Qarkun e Mesëm të Floridës.

Ai akuzohet se drejton tregun kriminal online “BlackDB.cc”, i cili dyshohet se ka funksionuar si një platformë për shitjen e informacionit të komprometuar, përfshirë kredenciale llogarish, të dhëna të kartave të kreditit dhe informacione të tjera të ndjeshme personale.

Autoritetet amerikane po kërkojnë ekstradimin e Masuricës në Shtetet e Bashkuara, sipas marrëveshjes së ekstradimit mes  SHBA dhe Republikës së Kosovës.


Masurica u arrestua në Gjilan me ndihmën e Drejtorisë së Hetimeve Kibernetike të Policisë së Kosovës, ndërsa Shtetet e Bashkuara po ndjekin procedurat për ekstradimin e tij bazuar në marrëveshjen bilaterale të ekstradimit mes Kosovës dhe SHBA-së.

Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online
Lexo po ashtu Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Masurica përballet me një akuzë për komplot për të kryer mashtrim me pajisje qasjeje dhe pesë akuza të përdorimit të pajisjeve të paautorizuara për mashtrim.

Nëse shpallet fajtor për të gjitha akuzat, ai mund të përballet me një dënim maksimal prej 55 vitesh burg.

Sipas prokurorisë, “BlackDB.cc” ka funksionuar nga viti 2018 dhe ka ofruar për shitje informacione të ndjeshme të individëve, kryesisht në SHBA, që janë përdorur më pas nga kriminelët kibernetikë për aktivitete si mashtrime tatimore, mashtrime me karta krediti dhe vjedhje identiteti.

Ky rast është rezultat i një hetimi të koordinuar mes FBI-së dhe autoriteteve kosovare, me mbështetje ndërkombëtare nga zyra e FBI-së në Sofje dhe Departamenti i Drejtësisë në SHBA.

Masurica mbetet i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij në një proces gjyqësor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori