Ndihmës sekretari amerikan për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd D. Robinson, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje për pranimin e donacionit nga SHBA-ja përmes programit INL.
Ky donacion, i cili u konsiderua si shumë i rëndësishëm, përshin instalimin e pajisjeve të audiove dhe incizimeve në të gjitha gjykatat e Kosovës, për çka u tha se rrit transparencën e gjyqësorit, besimin e publikut, efikasitetin dhe njëkohësisht e ekonomizon procesin gjyqësor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj teksa shprehu falënderim për këtë donacion, tha se lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe fenomeneve të tjera negative është preokupim i sistemit gjyqësor të Kosovës.
Ai potencoi se një shoqëri demokratike nuk mund të zhvillohet pa një shtet ligjor dhe se ky i fundit nuk mund të funksionojë pa pavarësinë e sistemit gjyqësor.
“Pavarësia e sistemit gjyqësor dhe llogaridhënia mbeten çështjet më të rëndësishme për gjyqësorin, prandaj ne bashkë me partnerët jemi përfshirë në reformën e tërësishme të sistemit të drejtësisë, ku vlerësohet dhe besoj bashkërisht do të ndërtojmë dhe konsolidojmë edhe më tej mekanizmat e pavarësisë së sistemit gjyqësor, integritetit të gjyqësorit, procesit të llogaridhënies, transparencës, meritokracisë në sistemin gjyqësor duhet ndërtuar një sistem të besueshme dhe të qasshëm për të gjithë qytetarët…Një shoqëri demokratike mund të zhvillohet pa një shtet ligjor, dhe shteti ligjor nuk mund të funksionojë pa pavarësinë e sistemit gjyqësor. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, ekstremizmit të dhunshëm, terrorizmit dhe fenomeneve të tjera negative është një çështje dhe preokupim i sistemit gjyqësor të Kosovës… Kontributi dhe ndihma që i ka dhënë INL përmes instalimit të pajisjeve të audiove dhe incizimeve në të gjitha gjykatat e republikës së vendit, e ndihmon në masë të konsiderueshme transparencën e gjyqësorit, e rrit besimin e publikut dhe njëkohësisht palë me procesin gjyqësor, e rrit efikasitetin dhe njëkohësisht e ekonomizon procesin gjyqësor,” tha Zogaj.
Ndërkaq, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani vlerësoi se donacioni i sotëm është një ndër më të rëndësishmet për SHKK-në dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi.
Sipas tij, ky donacion do të ndikojë në zvogëlimin e nevojës për transport të personave nga gjykatat në burgje dhe anasjelltas, duke bërë që proceset gjyqësore të jenë më të sigurta dhe më eficiente.
Dibrani potencoi se me ndihmën e qeverisë amerikane, sot Kosova është vendi i parë në Ballkan i cili ka formuar njësitin e inteligjencës. Ai shtoi se me mbështetjen e INL-së është arritur që për herë të parë në Kosovës të themelohet institucioni për trajtimin e personave me nevoja të veçanta.
“Sot, Shërbimi Korrektues nga shumë organizata ndërkombëtare dhe vendore cilësohet dhe vlerësohet si storie suksesi, falë mbështetjes së pakursyer të ambasadës amerikanë, për çka jemi shumë mirënjohës. Në të njëjtën kohë na motivon dhe obligon për të punuar edhe më shumë në zbatimin e ligjit në luftimin e krimit dhe të korrupsionit. Me mbështetjen e INL, ne kemi arritur që për herë të parë në Kosovës të themelojmë institucionin për trajtimin e personave me nevoja të veçanta. Kemi pranuar pajisjet të ndryshme, të cilat kanë ndihmuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e nivelit të sigurisë…Donacioni i sotëm është një ndër donacionet më të rëndësishme për SHKK-në dhe sistemin e drejtësisë në përgjithësi. Pasi që përmes këtij sistemi do të zvogëlojmë nevojën për transport të personave nga gjykatat në burgje dhe anasjelltas, duke bërë që proceset gjyqësore të jenë më të sigurta dhe më eficiente…Me ndihmën e qeverisë amerikane sot Kosova është vendi i parë në Ballkan i cili ka formuar njësitin e inteligjencës”, tha Dibrani.
Robinson shtoi se digjitalizimi i gjykatave është rruga e së ardhmes dhe forcimit të sigurisë në Kosovë.
“Pajisjet që INL ofron sot do të jenë, mendojmë, një burim i ri jetik që do të përmirësojë ndjeshëm sigurinë e gjykatave dhe burgjeve dhe do të zvogëlojë barrën e njësive të transportit të burgjeve të stërngarkuara. Përgëzoj Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës për përpjekjet e tyre për ta realizuar këtë projekt. Ne e vlerësojmë shumë bashkëpunimin tuaj të vazhdueshëm dhe të ngushtë. Ka shumë përfitime nga kjo teknologji, duke përfshirë aftësinë e sektorit të drejtësisë për të ofruar transkriptime të sakta dhe të detajuara të procedurave gjyqësore në Kosovë. Jo vetëm që këto transkripte do të kapin me saktësi procedurat gjyqësore dhe do të parandalojnë ankesat e panevojshme, ato do të ulin në mënyrë dramatike kostot duke eliminuar dosjet prej letre. Digjitalizimi i gjykatave është rruga e së ardhmes dhe ne me krenari mbështesim përpjekjet e Kosovës për modernizim…Ne vlerësojmë thellësisht përpjekjet e Kosovës për të kontribuar në një sistem korrektues më të sigurt, human dhe transparent dhe vlerësojmë forcimin e sigurisë civile të vendit tuaj,” tha Robinson.
Me dhurimin e këtyre pajisjeve, regjistrimet audio dhe video i seancave gjyqësore i siguron një dokumentim të qartë dhe të plotë të gjithë procedurës që ndodhë gjatë seancës gjyqësore. Ndër të tjera, përmes këtij sistemi do të mundësohet mbajtja e seancave gjyqësore në distancë, duke siguruar që të gjitha palët pavarësisht vendndodhjes së tyre të kenë qasje të barabartë në drejtësi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tërmet në Shqipëri

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kolegu polic i Triumf Rizës dëshmon në gjykimin ndaj Ilir e Rrahim Abdullahut: Më ka thanë që po e përcjellin

“Krimi nuk ka fe, komb e as parim”: Vrasja e rreshterit Lika, temë e ligjëratës së premtes në xhamia

Shqetësime se po bie interesimi për ndjekjen e seancave të Kuvendit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

E kundërta nga ajo që thuhet prej Real Madridit, mediumi spanjoll shfaq 19 "gabimet" nga të cilat përfituan Los Blancos

Deklarata skandaloze e gjyqtarit të VAR-it që nxiti reagimin brutal të Realit para finales

Navas 'poshtëron' Laportan, refuzoi Barcelonën dhe i dërgon një mesazh Florentino Perezit

Ngritet çmimi i bukës në Gjakovë – qytetarët të shqetësuar për koston e jetesës

Misteri i vrasjes së rreshterit Muhamed Lika, thellohen hetimet

Aeroplanë luftarakë, njësi snajperësh dhe jo vetëm – zbulohen detaje të ‘operacionit të madh të sigurisë’ për funeralin e Papa Françeskut