LAJMI I FUNDIT:

SHBA ia kthen Irakut mijëra artefakte të lashta Irakut

SHBA ia kthen Irakut mijëra artefakte të lashta Irakut

Rreth 3,800 artefakte të lashta, që janë kontrabanduar ilegalisht nga Iraku dhe janë shitur në zinxhirin e dyqaneve Hobby Lobyy në SHBA, janë kthyer në vendin e origjinës.

Zyrtarët e doganave të SHBA-ve i dorëzuan ato tek ambasadori irakian, Fareed Yasseen, në rezidencën e tij në Washington.


Hobby Lobby, dyqan që shet vepra arti, është pajtuar në korrik të vitit të kaluar të dorëzojë antikitetet dhe të paguajë tre milionë dollarë për të zgjidhur një padi civile të ngritur nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

Kompania kishte blerë më shumë se 5,500 artefakte, thonë dokumentet e gjykatës.

Artikujt e konfiskuar përfshijnë pllaka me shkrimin kuneiform, që është një nga sistemet më të hershme të shkrimit në Mesopotaminë e lashtë.